Bardhyl Salihu
Qeveria e Kosovës është në prag të imponimit të masave reciproke tregtare ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, mirëpo ajo as që është lodhur ta arsyetoj këtë hap. Zyrtarë të saj kanë thënë vetëm që “është në interes kombëtar”, pa shpjeguar si qenka kështu, çka do të thotë “interesi kombëtar”, a ka kontradikta në mes interesave të individëve brenda “interesit kombëtar”, dhe nëse po, kush ka të drejtë. Zyrtarët qeveritarë gjithashtu kanë thënë që kjo masë e pasqyron qëndrimin tregtar të Serbisë dhe Bosnjës, pa shpjeguar pse pasqyrimi i qëndrimeve të vendeve tjera është i arsyeshëm. Imitimi i vendeve fqinjë nuk është akt i cili arsyetohet vetvetiu.
Continue reading “Reciprociteti tregtar sikur sulm kamikaz i dështuar”