Bardhyl Salihu
“Patriotizmi i vërtetë nënkupton dëshirën për ta kundërshtuar shtetin kur e ka gabim.”
—Ron Paul
“Detyra e patriotit është ta mbrojë vendin e tij nga shteti i tij.”
—Thomas Paine
Nxitja prapa luftës shekullore kundër pushtuesve osmanë ishte mendimi që shtypja e lirive dhe varfërimi ekonomik janë rezultat i faktit që osmanët e jo shqiptarët janë në krye të shtetit. Prandaj, me largimin e osmanëve e me vendosjen e shqiptarëve në krye të shtetit, pritej që liritë individuale të mos cenoheshin më si dhe të fillonte ringjallja ekonomike.
Por, pavarsia erdhi më 1912 dhe përkundër përmirësimeve atykëtu problemet nuk u larguan pasi që shqiptarët ende shtypeshin nga shteti i tyre dhe ende ishin të varfër. Shkrimtari Petro Marko shkruan në autobiografinë e tij Intervistë me vetveten për shkeljet e lirive civile gjatë periudhës së Ahmet Zogut kurse pëkundër investimeve infrastrukturore (të financuara nga qeveria italiane për ta ruajtur ndikimin e saj mbi Zogun) mirëqenia e shqiptarit të rëndomtë nuk i rrit. Pas Zogut erdhi njëra prej periudhave më të tmerrshme për popullin shqiptar dhe të tjerat janë, siç thonë, histori. Continue reading “Mesazhi i fshehur i 100-vjetorit”