Ndonëse me siguri askush nuk është veçanërisht i frymëzuar nga realiteti i përditshëm i Shteteve Shqiptare, ky realitet duhet t’ju duket fare dëshpërues etatistëve patriotë. Ndonëse me dëshirë të mirë për ta parë Shqipërinë një vend të zhvilluar, apo së paku në zhvillim të shpejtë, ata megjithatë drejtohen nga besimi i patundur tek shteti ideal (por asnjëherë tek shteti siç ekziston në realitet), dhe me siguri që u rëndojnë më shumë se kujtdo tjetër dështimet e përditshme të shteti tonë të dashur.
Fundja, a nuk miratohet vit pas viti, dhe pavarësisht kahut ideologjik të shumicës së ditës, buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, qoftë nga niveli i shpenzimeve, qoftë nga niveli i të hyrave? A nuk po futet shteti çdo ditë e më nëpër çdo fushë të përfytyrueshme, ku me sa duket nuk mund të tolerohet më dora e lirë e tregut, por duhet me domosdo të na drejtojë vullneti i ndritur i ndonjë burokrati nëpër aksh drejtori në Tiranë? A nuk po behët çdo ditë e më e qartë që edhe aty ku, sot për sot e veçse për mungesë mundësisht financiare dhe organizative, shteti nuk ndërhyn dot, do vijë së shpejtë dita e “shtetëzimit” de fakto? Sapo heqim shikim një çast, a nuk shtohen si me magji qindra e mijëra faqe legjislacion të ri, s’do mend në përputhje të plotë me Acquis Communautaire? A nuk kthehen përvit në Shqipëri, disa me dëshirë e të tjerë të detyruar nga rrethanat, mijëra të rinj të arsimuar jashtë shtetit që orvaten të përfshihen në radhët e organeve shtetërore?
E megjithatë, Shqipëria nuk po duket se ecën më shpejt në rrugën drejt konvergjencës së shumëpritur me Perëndimin. Madje.
Continue reading “Problemi real i Shqipërisë” →