Uncategorized

Bukuria e tregut

[Përkthyer nga Bardhyl Salihu me pëlqim të autorit. Artikulli origjinal (në anglisht) është The Beauty of the Market.]

Predrag Rajšić

Pranverën e kaluar, shkova t’ja vendosi gomat e verës veturës time BMW, por kjo rutinë nuk doli si kisha planifikuar. E-maili me poshtë e paraqet një përmbledhje të asaj çka ndodhi. Këtë e-mail ua dërgova kompanisë së gomave për ta përshkruar përvojen time me shërbimin e tyre.

I dashur Menaxher,

Shkova te shitorja juaj në Victoria St. (Kitchener) për t’i instaluar dhe balansuar katër goma të verës (për BMW seria E30). Kur i morra gomat pasdite, e vërejta që njëri prej kapakëve ishte prishur. Punëtori e pat rastin të më njoftoj para se ta vëreja, por nuk e bëri. Kur e pyeta çka ndodhi, më tha që kapaku u thye sepse plastika ishte e vjetër dhe e brishtë. Ka tetë vite që i kam gomat, nëse kapakët ndërrohen si duhet nuk prishen. Sidoqoftë, nuk kam se si ta dëshmoj që punëtori juaj nuk i ndërroi si duhet. Ky nuk është qëllimi i e-mailit dosido. Unë u ndieva i fyer nga sjellja e punëtorit tuaj. Kapaku mund të mos jetë i shtrenjtë, por nuk është aty problemi. Mungesa e profesionizmit, sinqeritetit dhe respektit janë ato që më kanë bezdisur. Nuk i thash asgjë menaxherit sepse isha shumë i nervozuar , i cili shpresoj nuk ka ditur për këtë problem.  Tani po ju informoj me shpresë që konsumatorët tjerë të mos kenë përvojë si kjo. Jam duke menduar të mos i përdori shërbimet e kësaj dege e ndoshta të çdo dege tuajen nëse nuk më ipet ndonjë garancë që diçka e tillë nuk do të ndodhë prapë.

Për t’u siguruara që e marrin mesazhin, e dërgova të njëjtin tek e-maili zyrtar i kompanisë si dhe nëpërmes formës së kontaktit online. Më shumë se gjashtë muaj kanë kaluar por ende nuk kam marrë përgjigje. Sigurisht menaxheri nuk e pa të udhës të bëjë diçka në lidhje me ankesën time. Ma merr mendja që ai i morri parasysh pasojat negative që mos-pergjigjja e tij do t’i ketë për kompaninë dhe erdhi në përfundim që nuk do të ishin aq të mëdha sa të kërkohej veprimi i tij. Fjala është për një kompani të madhe dhe nëse nuk marrin shumë ankesa si kjo e imja, atëherë sigurisht nuk do të lodhen për t’ju përgjigjur.

Natyrisht, unë e mbajta premtimin dhe nuk jam këthyer te kjo shitore më. Në vend të saj, këtë dimër i instalova gomat e dimrit tek shitorja matanë rrugës. Ishte edhe me lirë, kurse shërbimi  i mrekullueshëm. As nuk pata nevojë ta lë veturën në shitore. Ata i ngjitën gomat në rrotën metalike dhe po të njëjtën ditë më thirrën që të më njoftojnë kur janë gati për instalim. Kurrë nuk do të shkojë më në shitoren e vjetër.

Kjo është bukuria e tregut. Edhe pse humbja e një konsumatori dhe largimi i tij nga kompania mund të ishte llogaritur në hesapet e saj, unë prapë pata mundësinë ta gjejë dikë i cili tregon respekt për mua dhe për pronës time. Ende munda ta gjejë dikë që u përkujdes edhe për gjërat e “vogla”. Përfundimisht, morra shërbim më të mirë për më pak para.

Ky është kuptimi i vërtetë i konkurrencës dhe kjo është arsyeja pse një çasje më e lirë në treg është e rëndësishme. Tregu vepron vazhdimisht për t’ju bëjë më të lumtur. Nëse një ofrues i shërbimeve nuk mundet ose nuk dëshiron t’ju shërbej, kjo krijon mundësi përfitimi për një ofrues tjetër. Ky ofrues tjetër do ta bëjë më të mirën që t’i përgjigjet nevojave tua dhe të njëkohësisht të përfitoj. Kjo është e mira e përbashkët të cilën e krijon tregu

Tani imagjinojeni sikur t’i adresonit ankesë emergjencës mjekësore lokale, shkollës ku fëmijët tuaj vijojnë mësimin, apo cfarëdo shërbimi tjetër shtetëror. Nëse ankesa juaj injorohet, sigurisht se nuk do të insistoni sepse do të duhej të shpenzoni një pjesë të madhe të kohës dhe mundit tuaj. Shumë nga ne sigurisht se do ta përdornim këtë kohë dhe mund për gjëra tjera më produktive dhe përmbushëse siç janë shpenzimi i kohës me familje, pastrimi i shtëpisë, apo kryerja e detyrave të shtëpisë me fëmijët tuaj. Pak njerëz do të merrnin mundin të ankoheshin tek nivelet më të larta të shtetit, gjë që shumicën e kohës është mënyra e vetme që diçka të bëhet për këto ankesa.

Nëse ankoheni për kohët e gjata të pritjes në dhomat e emergjencës në spital, mungesën e trajnimit në fushën e mendimit kritik në mesin e lëndëve të fëmijëve tanë, ose mungesën kronike të respektit nga ana e punëtorëve të Ministrisë së Transportit, nuk mund të gjeni alternativë “matanë rrugës” si në tregimin tim. Jo vetëm që “personi matanë rrugës” i cili do t’ju ofronte shërbim më të mirë nuk ekziston, madje as që ka alternativë të këtij shërbimi në të gjithë vendin. Këto shërbime ofrohen vetëm nga monopole të formuara me ligj. Kështu, konkurrenca është ose tërësisht e ç’rrënjosur ose shumë e kufizuar nga ligjet.

Nuk do të diskutoj për mundësinë e ofrimit privat të shërbimeve mjekësore, edukimit apo shërbimeve të rregullimit të trafikut. Ky nuk është qëllimi i këtij artikulli. Tani për tani, thjeshtë le të jemi falenderues për lirinë e zgjedhjes që tregu na ofron. Le të ndalemi për një moment dhe ta vlerësojmë ekzistencën e “personit matanë rrugës” i cili vazhdimisht kërkon mënyra për ta përmirësuar dhe liruar shërbimin e tij.

Le ta kuptojmë gjithashtu që “matanë rrugës” është vetëm një metaforë. Mund të jetë matanë lumit, malit, detit, apo oqeanit. Parimi është i njejtë. Nëse ekziston dikush diku i cili mund të të ndihmoj, atëherë kjo është në të mirë teje dhe të atij. Kështu që sa herë që votoni për “mbrojtjen e  industrisë X” nga konkurrenca e jashtme,  imagjijeni dikend duke votuar nëse ju duhet lejuar të shkoni në një shitore tjetër nëse e keni parë që produktet dhe shërbimet e shitores X nuk ju pëlqejnë. Imagjinojeni dikend duke votuar që ju nuk duhet lejuar të shkoni tek “personi matanë rrugës” për shërbim më të mirë për shkak se ai votues dëshiron ta mbrojë atë punëtor i cili nuk brengoset nëse ta dëmton pronën.

Dikush mund të thotë që këto ankesa janë të parëndësishme. Dikush mund të thotë: Kujt i intereson për një kapak 30-vjecar të thyer! Nuk i kam problem këto komente, por nëse mendoni kështu atëherë duhet ta pranoni që dikush mund ta konsideroj të parëndësishme atë që ju e konsideroni shumë të afërt dhe të rëndësishme. Dikush mund t’ju thotë, për shembull; juve nuk ju duhet patjetër veturë me klimatizim dhe air beg. Një LADA e vjeter e vitit 1985 do t’ju mjaftoj. Dikush mund të thotë: Kujt i intereson nëse fëmiu yt ushqehet me portokall, banane, apo kivi gjatë dimrit. Mollat e vjetra nga kjo vjeshtë të cilat i kam ruajtur në qilar mjaftojnë.

Mund të shkojmë tutje me shembuj hipotetikë, por i rëndësishëm është parimi kryesor. Vlera është subjektive dhe ajo çka dikush e konsideron të rëndësishme të tjerët mund ta konsiderojnë të kotë. Sidoqoftë, përdorimi i forcës së ligjit për ta kufizuar mundësinë e  përcaktimit se çka është e rëndësishme e çka e kotë, nënkupton dhënien morale superiore preferencave subjektive të disa personave mbi preferencat barabartë subjektive të personave tjerë.

Pasi ta kesh marrë parasysh të gjithë këtë, ndoshta ende do ta kesh dëshirën të votosh për një politikë ndërhyrëse e cila e pengon “personin matanë rrugës” në përmbushjen e nevojave të bashkë-qytetarit tënd. Por nëse ndalesh për një moment dhe i mendon pasojat e votës tënde, do ta konsideroj detyrën time të përmbushur.