Bursat ne “Renie te Lire”

Klajdi Bregu

Bursat kudo ne bote dije ishin ne “renie te lire” ndersa sot ne Europe dhe SHBA pesuan ngritje. Por, pse ndodhi kjo? Pse edhe 2 vjet pasi recesioni i madh “kaloi” ekonomia po has veshtiresi te rimekembet ne vendet perendimore? Pse ajo qe na premtohet nga politikanet ne vendet perendimore nuk permbushet por shpesh ndodh e kunderta? Keto pyetje dhe disa te tjera do jene qellimi i ketij blogu te pare qe po shkruaj.

Dow Jones dije ne SHBA pesoji nje ulje prej 5.55% me te larten prej fillimit te recesionit te madh ne 2008 ndersa sot u mbyll pothuaj me 4% ngritje. Ne Europe gjithashtu FTSE 100 (Bursa Angleze) pesoi 3.39% ulje ndersa sot u ngrit me 1.9%, DAX (Bursa Gjermane) 5.02% ulje ndersa sot pothuaj nuk ndryshoj. Argumenti me i degjuar per arsyen e kesaj “renie te lire” te aksioneve ne bursat kryesore eshte ulja e grades te borxhit ne Shtetet e Bashkuara nga AAA ne AA+. Eshte e vertete qe kjo ishte arsyeja por ajo qe nuk thuhet eshte se ky ishte nje indikim direkt i asaj qe po ndodh me ekonomine.

Ajo qe po ndodh eshte ajo qe ishte predikuar nga shume ekonomiste te cilet shume rralle jane ne ‘mediat kryesore’. Shumica e ekonomisteve ishin dhe nje pjese e mire e tyre jane ende te bindur qe ekonomia do te rimekembet dhe ne nuk do te kemi me probleme. Nje pjese e mire e ketyre qe jane te ketij mendimi nuk arriten te kuptonin ardhjen e recesionit te madh dhe tani “guxojne” te predikojne kalimin e tij. Arsyeja pse une mendoj qe te gjithe keta ekonomiste ishin gabim eshte sepse arsyet qe ata dhane me pas per ate qe shkaktoi recesionin dhe ato qe ata japin per daljen nga recesioni jane te gabuara dhe ishin vetem shkaqet e arsyeve te verteta.

Shume nga keta ekonomiste fajesuan bankat te cilat moren shume rrezik duke dhene kredi te keqija. Kjo eshte e vertete, por ajo qe keta ekonomiste harrojne te permendin eshte interesat shume te ulta dhe articiale qe Banka Qendrore (FED) ne SHBA  mbajti nga 2002-2004. Kjo krijoi qe shume biznese qe ne kushte normale (nen mungesen e manipulimit te interesave) nuk mund te zbatoheshin te dukeshin te favorshme. Pasoja ne kete rast, si dhe ne cdo rast te nje rritjeje te ofertes se parase, ishin keqinvestimet. Ne vitet 1990 ndodhi e njejta gje vecse ndryshimi ne kete rast ishte se “flluska” ne ate kohe ndodhi ne “dotcom”. Kete here gjithsesi shumica e parave te krijuara nga FED shkuan ne ndertimin e shtepive dhe shume Amerikane filluan te mendonin se cmimi i shtepive do te vazhdonte te rritej pergjithmone.

Nje faktor tjeter, qe shumica e ekonomisteve ne mediat kryesore ketu ne Amerike por edhe ne Europe, ishte mungesa e regullimit te tregut bankar. Por, ajo qe keta ekonomiste harrojne te shohin eshte se tregu financiar eshte nje nder me te rregulluarit si ne Amerike dhe ne Europe. Ketu ne Amerike shteti ka arritur deri aty sa gjate kohes se Bill Clinotn kaluan legjislature qe bankat do ta kishin te detyruar te mos “diskriminonin” ne dhenien e kredive. Me pak fjale ne baze te kesaj legjislature cdo banke duhet te caktonte nje perqindje te caktuar te kredive per zonat e pazhvilluara ose tju jepnin kredi personave qe ne kushte normale nuk do mundeshin te merrnin kredi. Nese nje banke deshtonte te ndiqte kete rregull ajo do te penalizohej nga shteti. Kjo detyroji shume nga bankat te jepnin kredi te kqeija dhe me pas te krijonin sigurime qe shume pak vete i kuptonin plotesisht.

Meqenese ne kete blog te pare une dua te perqendrohem tek ajo qe po ndodh nuk po hyj me ne detaje te ketyre dy faktoreve te permendur me lart. Por ajo qe dua te vazhdoj eshte te shpjegoj pse ne fillim thashe se recesioni i madh “kaloi.” Arsyeja per te cilen fjala kaloi eshte ne thonjza eshte sepse une nuk mendoj se ne vertet e kaluam recesionin e 2008 por vetem sa e shtyme.

Kjo ndodhi per nje sere faktoresh, por une ketu do mundohem te shkruaj ne pergjithesi pa hyre ne detaje. Ajo qe ndodhi ne 2008 filloji ne fund te 2007 kur shume nga kredite e keqija per shtepi filluan te mos paguheshin dhe vlera e shtepive po binte. Kjo po ndodhte sepse ajo “flluske” e krijuar nga FED filloji te shfryhej. Edhe pse mese normale qe pas nje ekspansioni te parase dhe krijimit te nje flluske shteti Amerikan nuk guxoi ta linte te shfryhej plotesisht dhe te merrte goditjen ne ekonomi qe do te largonte nga tregu gjithe investimet e keqija.

Shteti nderhyri duke mos i lene disa nga bankat me te medhaja te falimentonin. Kjo ndodhi pasi dy nga bankat kryesore Bear Stearns dhe Lehman Brothers falimentuan, dhe argumenti qe ju be Kongresit ishte se ekonomia do te shkonte ne depresion. Nese ekonomia do te shkonte ne depresion apo jo eshte e veshtire te thuhet por eshte mese e drejte qe pasojat do te ishin shume te renda. Githsesi, kjo ishte menyra se si liderat ne ate kohe binden Kongresin amerikan te kalonte nje projektligj i cili do te perfshinte 787 miliarde dollare. (Per te patur nje ide me te qarte te kesaj shume mund ta krahasojme me prodhimin i brendshem bruto ne Shqiperi ose GDP eshte 12 miliarde dollare). Te gjitha keto do te shkonin per te shpetuar bankat qe ishin ne veshtiresi. Kjo ndaloji ate qe do te ndodhte ne mungese te nderhyrjes te shtetit. Ne kete rrast te gjitha investimet e keqija do te largoheshin nga tregu dhe ekonomia do mund te kishte “nje fillim te ri.” Por, flluska nuk u lejua te shfryhej dhe ajo qe ndodhi si pasoje eshte nje flluske edhe me e madhe qe u krijua tani jo vetem ne kompanite private por edhe ne shtet. Si pasoje e ketyre shpenzimeve kolosale per te shpetuar shume banka si dhe kompani te tjera shtetit  Amerikan ju desh te rriterte borxhin publik.

Kjo rritje e borxhit publik nga shteti Amerikan me te vertet e ndaloi recesionin per momentin. Them per momentin sepse vet fakti i asaj qe po ndodh me bursat dhe me uljen e grades te bonove Amerikane tregon qe recesioni nuk kaloi me te vertete. Pervec ketyre shifrat e punesimit si ne SHBA dhe ne Europe nuk po pesojne ndonje rritje te ndjeshme. Gjithashtu invstitoret jane relaktante te ndermarrin investime per arsye te ndryshme si pasiguria e ekonomise, e ligjeve qe qeverite po kalojne etj.

Ajo qe do doja te shtoje ne fund te ketij blogu tim te pare eshte se kjo pikpamje qe une kam shprehur ne kete blog nuk eshte shume e njojtur. Arsyeja qe kjo ndodh eshte sepse ne shkolla si ketu ne Amerike por edhe ne Europe perfshire Shqiperine ne nuk na flitet aspak per te ashtuquajturen “Shkolla Austriake e Ekonomise.” Meqenese ky blog nuk eshte qellimi i shpjegimit te kesaj teorie “te re” per shume nga lexuesit ndoshta une po e mbyll me kaq. Ne bloget e ardhshme do te perpiqem te shkoj me ne detaj si per Shkollen Austriake te Ekonomise po ashtu edhe per faktoret qe kane krijuar kete situate ekonomike.

One thought on “Bursat ne “Renie te Lire”

  1. Mirese-erdhe dhe urime per shkrimin e pare! Avash-avash blogu i Bardhylit rriti kontribuesit me 200% ne pak kohe :). Ndofta e ardhmja e Shqiptareve nuk eshte edhe aq e ndere sac ngjan nese mund ti gjejme tre te rinj te interesuar per lirine.

Leave a Reply to Etjon Basha Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *