Euroja: ç’mund të kishte qenë, e ç’ka ende mundësi të bëhet

Etjon Basha

Meqë tek Ideas on Liberty e kemi me qejf të madh ta festojmë Hallouinin duke diskutuar mbi euro-dështimin e madh (hitet më të mëdha 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6), ja më poshtë dhe dy fjalë më shumë mbi monedhën e përbashkët.

Tashmë që Euroja jonë e dashur duket se e ka një këmbë në varr, dhe që dita kur ky eksperiment i dështuar do zhduket një herë e mirë po afron, do ishte e rastit të shkruhej diçka mbi alternativat që Evropa kishte ndaj monedhës së përbashkët dhe që me tërë mend mund të kishin funksionuar, alternativa që ndofta ende mund të shpëtojnë ç’ka mund të shpëtohet.

Ideja e një monedhe të përbashkët evropiane ka qarkulluar qysh herët. Përpjekjet e para për ti hyrë rrugës së bashkimit monetar u materializuan në të ashtuquajturin Mekanizëm Evropian të Kurseve të Këmbimit (European Exchange Rate Mechanism), sipas të cilit valutat kryesore evropiano-perëndimore do manaxhoheshin në mënyrë të tillë që të mos luhateshin “me tepri” ndaj njëra tjetrës. Mekanizmi dështoi turpshëm dhe publikisht në 16 Shtator 1992 kur Mbretëria e Bashkuar nuk arriti të qëndronte brenda kufijve të marrëveshjes (ndonëse teoria “popullore” që spekulantë si Xhorxh Sororsi shkaktuan dështimin është e gabuar) dhe u tërhoq përfundimisht, ndërkohë që kufijtë e lejuar të luhatjes u zgjeruan një vit më vonë në 15% për shtetet e mbetura, një pranim i hapur i mos-efektivitetit të sistemit. Të tilla qenë fillimet aspak premtuese të euros që kemi sot.

Pikërisht në vitet ’70, ekonomisti i traditës austriake Friedrich August von Hayek hodhi dyshim mbi planin e unifikimit monetar. Në veprën e tij “Privatizimi i parasë” hidhen dyshime mbi mundësin e krijimit të një monedhe të përbashkët ashtu si dhe mbi efektet që një masë e tillë do sillte. Bashkimi Evropian dëshmoi që skepticizmi i Hajekut në rastin e parë ishte i pabazuar, pasi mejith performancën skandaloze të mekanizmit, dhe përkundër këshillave të shumë ekonomistëve (kryesisht në vendet me para më të fortë, si Gjermania), sërish euroja u krijua dhe është sot sovrane në Evropë.

Por ja që mosbesimi i Hajekut mbi performancën e monedhës së vetme u vërtetuan dhe gjasat janë që euroja nuk do ta festojë 20-vjetorin në asnjë vend, jo vetëm në Greqi apo Spanjë.

Ç’i propozonte Hajeku shteteve evropiane si alternativë ndaj asaj që më vonë do njihej si euroja?

Vendet e Tregut të Përbashkët, mundësisht me pjesëmarrjen e shteteve neutrale evropiane (dhe më vonë të shteteve amerikano-veriore) të marrin përsipër me anë të një traktati formal të mos ushtrojnë asnjë pengesë në territorin e tyre ndaj tregtisë së lirë të monedhave kombëtare të njëra-tjetrës (si dhe duke përfshirë monedhat e arit) si dhe ndaj ushtrimit të lirë të aktivitetit bankar për çdo institucion të liçensuar në ndonjërin prej shteteve.

Denationalisation of Money: The Argument Refined (1990), f.23

  

Shkurt: bashkëqarkullimin e lirë monedhave evropiane. Integrimi ekonomik evropian do ish arritur shumë më thjeshtë, shpejtë dhe pa kurrfarë pasojash negative nëse, në vend që të punohej për 20 vjet në unifikimin e detyruar monetar, vendet që sot bëjnë pjesë në Eurozonë thjesht të kishin eliminuar çdo pengesë për kryerjen e transaksioneve në monedhat e vendeve të tjera.

Ndonëse Hajeku nuk thellohet shumë tek pengesat qo do duheshin hequr, këtu mund të përmendim disa. Së pari, gjykatat në eurozonë do duhej të zbatonin kontrata dhe zhdëmtime në monedhën në të cilën vetë kontrata ishte hartuar (së paku për sa kohë kjo monedhë do ishte e një vendi tjetër të eurozonës). Ligjet e tenderit ligjor në eurozonë do duhej të zgjeroheshin për të përfshirë gjithë monedhat e tjera të grupit. Gjithashtu Bankave Qëndrore, qeverive si dhe çdo organizate tjetër publike do ti duhej ndaluar kategorikisht mbajtja e rezervave dhe kryerja e transaksioneve në monedhat e tjera të eurozonës (që ti biem shkurt, kjo do eliminonte mundësinë e manipulimit të kurseve të këmbimit). Kuptohet që çdo kufizim publik mbi kurset e këmbimit ose sasitë e lejuara për tregtim të këtyre monedhave do duhej eliminuar në çast. Së fundmi, siç shkuan Hajeku, liçensimi për aktivitet bankar në një vend të eurozonës do konsiderohej i vlefshëm në gjithë vendet (nga gjithë masat, kjo e fundit i është afruar më shumë realizmit).

Kështu, me dy-tre dyshime ligjore që nuk do kërkonin më shumë se pak javë, kontinenti do kish përfituar një sistem monetar efiçent, të integruar dhe konkurrencial. Çfarë ndryshimi nga euroja artificiale dhe e dështuar!

Sigurisht që propozimi i Hajekut, i menduar si një test praktik i planit të tij më të gjerë për konkurrencën e pastër monetare, as që u vu në rrefene. Qëllimi i vërtetë i unifikimit monetar nuk ishte optimizmi i sistemit monetar evropian, dhe as integrimi ekonomik i kontinentit, por qendërzimi i pushtetit tek eurokratët në Bruksel dhe favorizimi i klimës oligopoliste në kontinent. Dhe plani i Hajekut nuk do kishte realizuar asnjërin prej këtyre qëllimeve.

Tashmë është tepër vonë për ta zbatuar atë në formën e tij origjinale: monedhat e vjetra të eurozonës janë zhdukur një herë e mirë, dhe nuk mund të ringjallen dot. As Greqia që po çirret për të rikthyer Dhraminë nuk do ta bënte dot këtë edhe sikur ti lejohej. Eurozona tashmë është e dënuar të vuajë rrugën e inflacionit deri në fund.

Shpresa ama egziston akoma për ne të tjerët, pjesën e Evropës që nuk është në eurozonë. Britania, Zvicera, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Turqia e në përgjithësi Evropa Lindore mund dhe duhet të zbatojnë një variant të planit Hajekian pa u vonuar. Dështimi i turpshëm i euros nuk duhet të shpjerë në braktisjen e ëndrrës së integrimit monetar, e as në rikthimin në nacionalizëm monetar në vendet tona. Me pak vullnet dhe largpamësi, me fare pak ndryshime ligjore që nuk do kërkonin veç një traktat mes gjithë vendeve evropiane (e, përse jo, më tej!), do realizonim atë që eurokratët janë përpjekur të bëjnë për 20 vjet, e megjithatë kanë dështuar.

Madje dhe vetë eurozona do përfitonte shumë nga përfshirja në një traktat të tillë. Për vende si Greqia, Spanja, dhe ndofta Portugalia dhe Italia nuk ka më ç’të behet. Edhe pa euron një popullsi me mendësi etatiste si ajo e këtyre vendeve do sjellë shpërthimin e borxhit, herët ose vonë. Por për vendet e tjera, një formë konkurrence monetare do bënte shumë punë, dhe ndofta do i jepte kohë të tejkalonin vështirësitë buxhetore. Do ishte në fakt tragjedi e madhe nëse vende liberale si Estonia të shihnin ekonominë në rënie të lirë për shkak të euros.

Koha ka treguar që skepticizmi i Hajekut mbi projektin e monedhës së përbashkët ishte më se i justifikuar. Me pak vullnet, koha mund të na tregojë nëse besimi i tij tek integrimin monetar evropian qe po aq i justifikuar. Evropa ka ende kohë për të shpëtuar një ide të mirë nga duart e burokracisë.

15 thoughts on “Euroja: ç’mund të kishte qenë, e ç’ka ende mundësi të bëhet

  1. Etjon, plani i Hajekut eshte utopian pershkak se nuk do te funksionte fare ne praktike. Hajeku e ka anashkaluar teoremen e regresionit kur ka menduar qe banknotat e reja private do te pranoheshin si para perderisa monopoli qendror mbetet i paprekur. Paraja mund te lind vetem ne treg si komoditet, kurse banknotat mund te funksionojne si para vetem nese mund te kembehen me komoditetin ne fjale. Ne rastin e Hajekut banknotat nuk do te kembeheshin ne asgje; do te ishin vetem letra te pavlera si ato te lojes Monopoly. Henri Cernuschi: “Une dua t’i jap gjithkuj te drejten te shtyp banknota ne menyre qe askush te mos pranoj banknota me.”

  2. Është e vërtetë që mbi cështjen e reformës monetare ka kundërshti të forta në kampin libertarian. Gjithashtu është e vërtetë që plani I Hajekut mbi reformën monetare dhe idea e tij se cila para do fitonte garën e konkurencës së lirë janë kritikuar shumë nga thuajse cdo libertarian tjetër (pasuesit e Rothbardit, ata të Misesit, ithtarët e bankingut të lirë). Por ja që vetë Robert Murphy hedh poshtë kritikat e hedhura ndaj këtij plani:

    http://mises.org/daily/1854

    Pra, nuk asgjë utopike apotë parealizueshme këtu. Më së shumti mund të argumentohet që nuk do jetë paraja letër që do fitojë garën konkurenciale në një ekonomi pa tender ligjor (dhe këtu nuk kemi si të gjejmë të vërtetën falë arsyes por duhet parë funksionimi praktik I këtij sistemi). Unë përsonalisht mbetem I bindur që plani I Hajekut jo vetëm do funksionojë, por është në fakt I vetmi mes planeve të reformës moentare libertarian që mudn të funksionojë.

  3. Mendoj se artikulli i Murphyt ka deshtuar ta mbroj planin e Hayekut prej kritikes se Rothbardit. Le ta perdorim taksonomine aq te rendesishme te Mises nga Teoria e Kredise dhe Parase per ta pasur me lehte: parate zevendesuese (money substitutes) si banknotat mund te qarkullojne si para (te pranohen si mjet kembimi ne mase te gjere) vetem nese kane ose kane pasur dikur lidhshmeri me parane e vertete–komoditetin ari, argjend, apo ckado. Edhe kur lidhja ne mes parave zevendesuse dhe parase se vertete hiqet, fuqia blerese i mbetet ende nga lidhja e dikurshme, duke e mundesuar keshtu ekzistencen e parase me dekret (fiat money).

    Por nje para e re zevendesuese (si banknotat e Hayekut) *nuk mund* te futet ne qarkullim nese eshte e lidhur/mbuluar *vetem* me nje para tjeter zevendesuese (parane me dekret). Paraja me dekret nuk mund te lind nga paraja me dekret. Hayeku mendon qe duke qene se banknotat e nje firme jane te kthyeshme ne parane me dekret (si dollarin apo yuanin), ai e ka zgjidhur problemin e teoremes se regresionit. Por teorema e regresionit thote qarte qe cdo para zevendesuese (qe vlen per te gjitha banknotat) *duhet* te filloj nga nje lidhje/mbulim me parane komoditet. Fakti qe banknotat private te Hayekut mund te kembehen ne nje para me dekret por jo ne nje komoditet nuk e zgjidhe kete problem.

    Njerzit e perdorin dollarin sot sepse ai ka pasur vlere dje, kurse e kane perdorur dje sepse ka pasur vlere pardje, dhe keshtu me radhe deri sa te kthehemi ne regres te pika kur dollari ka qene vetem njesi e peshes per parane komoditet, dmth, arin i cili vleren e vet e ka marre nga shkembimi direkt i tij per perdorime direkte si komoditet. Por nje pike e tille e nismes nuk ka ekzistuar per cfaredo paraje te re qe shtypet dhe mbulohet prej parave tjera me dekret. Cdo para, perpos atyre qe veq jane futur ne qarkullim nga lidhja e dikurshme me parate me dekret, duhet patjeter te jete e lidhur me ndonje para komoditeti.

    Por duke e lexuar shkrimin e Murphyt mu kujtua edhe nje kritike tjeter ndaj Hayekut ne lidhje me tentimin e tij Fisherian per ta mbajtur nivelin e cmimeve te pandryshueshem. Nje tentim i tille eshte absurd sepse cmimet jane aty per te levizur, per te ndryshuar ne konformitet me ndryshimet ne kerkese dhe ndryshimet afatgjata ne sasi. Ne nje treg te lire me para me komoditet cmimet kane prirje te zvogelohen ne menyre graduale dhe “shporta e mallrave” ne planin e Hayekut te behet me e lire e jo te mbetet konstante. Nuk e kuptoj pse Hayeku ka devijuar kaq shume nga teoria Austriake e cmimeve me nje kerkese per cmime te pandryshuara. Besoj se kjo eshte edhe per tu fajsuar kur eshte fjala te Teoria Monetare e Ekuilibriumit dhe qendrimi i bankisteve te lire per ta mbajtur sasine e parave ne nivel te njejte me kerkesen.

    Se fundi, duke qene i mendimit qe plani i Hayekut nuk eshte i realizueshem, natyrisht qe nuk mund te pajtohem as me thenien qe ky eshte plani me i mire per reformen monetare ideale. Ne kete pike ende jam ne mes Mises (http://mises.org/daily/5492) dhe Rothbardit (The Mystery of Banking p. 247-266) por me shume anoj nga plani i Mises.

  4. P.S. Ja nje anekdote qe ndoshta nuk e ke ndegjuar. Kur po haja ushqim i ulur prane Walter Block gjate Mises University veren qe shkoi, ai filloi te fliste per pervojat e tij me Rothbardin. Filloi te tregonte si Rothbardi e ka shpjeguar qe nje propozim (si ky i Hayekut) do te deshtonte sepse po qe se Banka Rothbard do te shtypte banknota te reja, askush nuk do t’i pranonte. Block tregoi se si ai menjehere ngrihej ne kemb duke thene “une do t’i pranoja!” duke e provokuar Rothbardin i cili ju ka pergjigjur me “Block, ulu aty!” Ka qene gallate fare.

  5. Bardhyl, të më falësh që po përgjigjem i pa-loguar por nuk mund të bëj log in nga puna (teorira të çuditshme të manaxhimit të burimeve njerëzore).

    Nuk më duket se dy kundërshtitë që diskutove mbi mundësinë e vënies në zbatim të planit Hajekian qëndrojnë.

    Së pari, nuk është interpretim i saktë i teoremës së regresionit monetar të thuash që ajo specifikon që paraja letër mund të marë një farë vlere vetëm nëse nis si zëvëndësuese e pastër e një komoditeti monetar, i cili vetë ka nisur si komoditet jo-monetar. Teorema e regresioni thjesht thotë që cdo para që të ketë vlerë duhet të ketë nisur, origjinarish, si komoditet pa atribute monetare. Pika ku teorema hesht ëhstë se si, më vonë, ky komoditet evoloi nga gjedja e tij ‘jo-monetare’ në paranë e sotme (përvec përshkrimti të përgjithshmë të procesit, sigurisht). Për sa kohë paraja letër e merr vlerën nga një para tjetër (qoftë letër), e cila vetë e ka marrë vlerën nga një para tjetër, e kështu me radhe der tek komoditeti jo-monetar origjinar, zinxhiri i vlerës mbetet i pathyer. Paraja e propozuar nag Hajeku do merte vlerë nga një para letër e sotme, psh. Franga, e cial vetë ka marrë vlerë nga ari.

    Edhe në praktikë ky interpretim i teoremës nuk qëndron: si ka mundësi që euroja, vetë para letër që e mori vlerën nag paratë letër të eurozonës pas një dekade kursesh të manaxhuara, si ka mundësi që euroja pra të ketë vlerë sot? Raste të tjera kur vende kanë kaluar në para të re duke u nisur nga e vjetra (Estonia fill pas clirimit vjen në mëndje) ka plot.

    Për sa i përket kundërshtisë së dytë, atë që ngre Rothbardi, ajo është më se e drejtë në parim. Është e vërtetë që ‘niveli i cmimeve’ as egziston, as mund të matet, e aq më pak të manaxhohet. Edhe më e vërtetë është që, edhe nëse kjo do mund të bëhej, sërish kjo nuk do siguronte cmime fikse. Cmimet realisht duhet të ndryshojnë sa më shpejtë për ti siguruar funksionimin normal një ekonmie.

    Por këto kundërshti zbatohen për planin e Fisherit, jo atë të Hajekut. Hajeku nuk pretendon të ‘stabilizojë’ ‘nivelin e cmimeve’, e aq më pak të ulë luhatshmërinë e tyre. Hajeku thjesht arsyeton që mund të ketë kërkesë konsumatore për një mjet shkëmbimi që orvatet të ruajë cmimin fiks të një shporte mallrash që ka interes për konsumatorin. Kjo në asnjë mënyrë nuk ‘zhduk’ luhatshëmrinë e cmimeve, qoftë dhe atë të shportës. Kjo thjesht zhvendos riskun e luhatjes nag konsumatori tek banka hajekiane.
    Vetë Rothbardi pranon që argumenti i Fisherit që një para që siguron qëndrueshmëri fuqie blerëse ndaj një shporte mudn të jetë e pëlqyeshme nag publiku. Rothbardi thjesht argumenton që nuk ko kishim nevojë për një para monopoliste të ‘qëndrueshme’ fisheriane për të aritur këtë, por thjesht për klauzola indeksimi në kontrata. Kështu, Rothbardit mund ti përgjigjemi: a nuk do ishte një para që ruan qëndrueshmërinë në relacion me nëj shportë saktësisht e njëjta gjë me nëj kontartë të indeksuar? Të mos harrojmë që askush nuk do mund të detyrohej, nën planin Hajekian, të pranonte nëj monedhë të tillë të indeksuar, ndërsa Fisheri do detyronte këdo të pranonte nëj monedhë të tillë, dhe kështu meriton gjithë kritikën që pëson nga Rothbardi.

    Tregu edhe sot dëshmon që ka kërkesë të bollshme për të zhvendosur riskun e luhatjes së cmimeve tek persona të tjerë: tregu i kontratave future dhe forward funksionon për thuajse cdo mall të përfyturyeshëm. Si do ndryshonte monedha Hajekiane nga një kontartë future mes dy palësh? Sërish, paraja nuk zhduk volatilitetin, por transferon riskun e tij nag klienti tek banka.

    Së fundmi, besimi i madh i shumicës së ekonmistëve austriakë tek deflacioni më duket fare e pa vend. Njësoj si inflaiconi rrit fiktivisht fitimet, duke përcuar sinjale të gabuara në treg, ashtu dhe deflacioni i ul ato fiktivisht, duke përcuar sinjale jo më pak të gabuara (ndonese deflacioni nuk mund te nise nje bum, ai mund te detyroje kedo te kurjese me shume nga c’diktojne preferencat vetjake). Është e vërtetë që një para ‘e qëndrueshme’, që as defaton e as inflaton nuk mund as të konceptohet, jo me te prodhohet. Fuqia blerese nuk mund te matet: “cmimi” qe paraja paguan per tu kthyer ne mjetin e vetem te llogaritjes ekonomike, eshet qe cmimi i vete asaj mbetet jashte mundesive te llogaritjes. Por kjo nuk na lejon të rreshtim përpjekjet për ti shamngur këto dy shtrembërues nga llogaria ekonomike.

    Nëse realisht do kish treg të madh për paranë hajekiane, këtë nuk e themi dot. Unë përsonalisht kam besim të plotë. Dy pika dhe vetëm dy mudn të diskutojmë me bindje si ekonomistë (si investitore qe duhet te zgjedhim mes investimit ne banka rothbardiane, hajekiane apo misesiane, do diskutonim shume me teper): 1) plani hajekian do ishte tërëisht i lejueshëm në nëj ekonomi të lirë dhe, 2) nuk do ishte aspak e pamundur që nëj para letër e mirëmenxhaur të merte vlerë fillestare nag një tjetër para letër.

    Të lutem ta vijojmë debatin pasi më ngjan pjesa më interesante e postimit 😉

  6. Etjon,

    Duket se e kam keqinterpretuar teoremen sepse ke te drejte kur thua qe ajo thjeshte e shpjegon qe paraja duhet te origjinoj dhe ta marre vleren fillestare nga nje komdotitet jo monetar. Pasi qe ta ket marre vleren eshte e parendesishme se ne cka bartet ajo, madje dhe ne para me dekret. Pajtohem ne kete pike plotesisht mirepo mendoj se ende ka arsyje pse paraja e Hayekut nuk do ngrihej nga toka.

    Me lejo ta citoj Misesin: “A country that wishes to persuade its subjects to go over from one precious-metal standard to another cannot rest content with expressing this aspiration in appropriate provisions of the civil and fiscal law. It must make the new money take the commercial place of the old. Exactly the same is true of the transition from a credit money or fiat-money standard to commodity money. No statesman
    faced with the task of such a change has ever had even a momentary
    doubt about the matter. It is not the enactment of a legal ratio and
    the order that taxes are to be paid in the new money that are the
    decisive steps, but the provision of the necessary quantity of the new
    money and the withdrawal of the old” (Teoria, f. 74).

    Sipas ketij paragrafi, Mises qarte shkruan qe e vetmja menyre si nje para me dekret (si ajo e Hayekut) mund te futet ne qarkullim eshte nese agjencia pergjegjese per implementim (ne kete rast Banka Hayek) e ka kontrollin e plote te emisionit i cili i mundeson terheqjen e parave ekzistente dhe zevendesimin e tyre me Hayek banknota te reja.

    Natyrisht, Mises shkruan qe, “the establishment of a legal ratio for the discharge of obligations incurred under the regime of the superseded kind of money constitutes a merely secondary measure which is significant only in connexion with the change of standard which is achieved by other means” (Teoria, f. 74). Kjo do te thote qe perveq nevojes se kontrollit te emisionit, natyrisht edhe ligjet e tenderit ligjor dhe pagesa e taksave si mjete sekondare jane te nevojshme per futjen e monedhes se re ne qarkullim.

    Por paraja Hayek nuk i ka asnjeren nga keto atributa. Ne rastin e Hayekut bankat veprojne ne nje ambient te konkurrences se lire e jo te privilegjeve monopoliste. Sipas Mises dhe Rothbard, pra, paraja e Hayekut nuk mund te ngrihej nga toka.

    Euroja, ne kontrast, e ka pasur perkrahjen e plote monopoliste te te gjitha bankave qendrore ne vendet respektive ku eshte futur ne qarkullim. Bankat e kane pasur fuqine (qe Mises e thekson si jetike) te terheqjes se parave te vjetra dhe emisionit te rejave bashke me imponimin e ligjeve te tenderit ligjor dhe kerkeses qe taksat te paguhen ne Euro. Vetem fale ketyre ka qene e mundshme qe Euro si para me dekret (apo paraja e Estonise) te futet ne qarkullim.

    Sa i perket pikes se dyte, nuk e kuptoj pse qenka ne interes te konsumatorit qe cmimet te mbesin konstante? Prape, cmimet ne treg te lire (me para te forte) kane prirje graduale te zbresin si rezultat i rritjes se mallrave dhe sherbimeve. Konsumatoret kane pikerisht interesin qe cmimet ta ndjekin kete trajektore e jo te ngecin ne nje pike konstante te cilen Banka Hayek mundohet ta menaxhoje.

    Gjithashtu, ky nuk eshte rasti i pare kur Hayek shpreh keso deshirash anti-Austriake. Prape po e ceki rastin e bankisteve te lire, te cilet duket se te kane rekrutuar edhe ty ne rangun e tyre. 😛 Ata deshirojne qe kerkesa per para gjithmone te anulohet prej sasise se parave ne qarkullim. Ky eshte version me makro i idese se Hayekut per t’i mbajtur cmimet “te stabilizuara”. Qelloja se nga cili liber jane frymezuar bankistet e lire si White, Selgin, e Horwitz? Pikerisht ky i Hayekut pra.

    Deflacioni eshte negativ, si inflacioni, vetem kur orkestrohet ne nje regjim te parase me dekret me rezerva frakcionale. Ne rastet kur deflacioni rezulton prej forcave spontane ne nje regjim te parase se forte, atehere cmimet jane ato qe ndryshojne per ta stabilizuar fuqine blerese. Duket se Hayeku dhe pasardhsit e tij e kane humbur besimin ne korrektimin e cmimeve si stabilizatore. Nuk eshte e cuditshme qe Hayeku iu eshte bashkuar monetaristeve ne thirrjet qe Fedi eshte dashur ta stabilizoje t’i stabilizoje te hyrat nominale (MV=PQ), kurse Horwitz rishtazi ka shkruar qe Fedi eshte dashur te shtype me shume para per t’i sanuar pasojat e krizes dhe deflacionit qe ka rezultuar. Besoj se Hayeku ka rene pre e ndikimit jo vetem Fisherian por edhe Keynesian, sepse duket se ideja e tij e permban nocionin qe cmimet jane rigjide (sticky) dhe qe nuk duhet t’ju besohet atyre si mekanizem korrektues ne rastin e deflacionit.

    Se fundi, natyrisht qe plani i Hayekut do te ishte plotesisht i lejueshem ne nje ekonomi te lire. Cdo ndryshim nga status quo eshte i mireseardhur sepse veshtire se mund te behet me keq.

  7. Bardhyl,

    në këtë pikë, ne po debatojmë si investitorë: unë përpiqem të bind një grup imagjinar investitorësh të blejnë aksionet e një banke të ardhme Hajekiane, ndërsa ti të investojnë një bankë Rothbardiane. Ja përse më poshtë krahasoj operimin këtyre dy bankave imagjinare.

    1) Nuk duhen agreguar pozitat e ithtarëve të bankingut të lirë që cituam me atë të Hajekut. Vetë FBtë (Free Bankers) nuk kanë besim (http://www.freebanking.org/2011/08/29/what-modern-free-banks-might-look-like/) tek plani Hajekian, dhe vetë Hajeku e sqaron këtë tek libri i tij kur thotë qartë që askush nuk ka propozuar më parë një plan të tillë bashkë-qarkullimi monetar. Dallimi mes planit të FB dhe atij hajekian është që në FB bankat supozohet të emetojnë zëvendësues paraje që rezervohen mbi një komoditet (ari), ose mbi një monedhë tjetër (dollari). Nëse këto banka do sillen ngjashëm, tregu nuk do bëjë dallim mes parave të tyre: të gjitha do emetojnë të njëjtën para!

    Tashmë që Hajeku e ka vënë në dukje këtë mangësi, ajo duhet të jetë e qartë: kjo situatë krijon socializëm monetar! Gjithë bankat janë përfitojnë bashkërisht nga mirëmenaxhimi i kësaj paraje, dhe përballojnë bashkarisht kostot: nxitja ekziston për ta shkatërruar gradualisht vlerën e parasë në fjalë. Kjo është, sipas Hajekut ajo që ndodhi realisht në ‘epokën e artë’ të bankingut të lirë në ShBA (epokë që kritikohet, për arsye të tjera, dhe nga Rothbardi). Ndërkohë banka hajekiane emeton paranë e saj, vlera e së cilës nuk do varet për shumë gjatë nga ajo e mallit/parasë së rezervuar. Kështu si përfitimet dhe kostot e mirë/keq-menaxhimti të kësaj paraje do i takojnë bankës vetë.

    Sigurisht, në botën reale, bankingu i lirë nuk do sillte socializëm të plotë monetar, pasi nëse bankat sillen ndyshe, dhe paratë e tyre do trajtohen ndryshe në treg, do tregtohen me skonto të ndryshme, etj. Por tendenca e fshehur ekziston për ti lënë dorë të lirë inflacionit, për aq kohë sa dy-tri bankat kryesore mund të merren vesh mbi hapin e tij. Më së paku llogartija e fitimit për kvto banka do shtrëmbërohej nga masa e socialzimit monetar, sado i vogël në praktikë. Gjithashtu edhe në tregun hajekian do kishte banka që nuk emetojnë paranë e tyre, por rezervojnë atë të emetuar nga bankat hajekiane: një pjesë e mirë e “privatizimit të parasë” i kushtohet pikërisht politikave që banka hajekiane do duhej të ndiqte për të shmangur krijimin e “socializmit monetar” (sërish një pikë takimi me Rothbardin: edhe Hajeku propozon përdorimin agresiv të natyrës fraksionale të rezervës së këtyre bankave për ti disiplinuar ato) , politika që një bankë qendrore publike nuk ka nxitje për ti ndjekur.

    Shkurt, Hajeku nuk përputhet shumë me FBnë, dhe FBja jo dhe aq me Hajekun: kur debatojmë mbi menaxhimin fitim-maksimizues të një banke në një treg të lirë monetar, do duhet ti trajtojmë këto dy rryma si të veçanta, dhe rrymën Rothbardiane si një të tretë. Nëse në praktikë, ato do bashkëegzistojnë, kjo sërish nuk na lejon ti agregojmë në teori.

    2) Historia sërish na tregon që zëvëndësime monetare”nga letra në letër” kanë ndodhur plot herë spontanisht dhe pa përkrahjen e tenderit ligjor (në kohën kur Misesi shkroi kryeveprën e tij, shembuj të tillë nuk gjendeshin). Të mos shkojmë më larg se në Kosovë dhe Shqipëri ku DMja rezultuan spontanisht dhe pa kurfarë përkrahjeje publike si para në përdorim faktik. Madje në Kosovë DMja pa vellon e tenderit ligjor ariti në kohën e saj të zëvëndësonte plotësisht cdo para tjetër, ndërsa në Shqipëri u ruajt një masë bashkëqarkullimi. Kështu, një para letër zëvëndësoi një tjetër para letër që kishte përkrahjen e monopolit publik. Pra, në parim, shohim që dhe nj para letër Hajekiane mund të fitojë pa mbështetje publike ndaj parave aktuale.
    A nuk do kishte fituar në gjithë kontinentin DMja nëse do qe ndjekur palni hajekian? A nuk do fitonte sot franga zvicerane?

    3) Efektet negative të deflacionit nuk shkaktohen nga natyra e burimit të tij, publik apo privat, por nga mos-neutraliteti i parasë. Për sa kohë paraja nuk është dhe nuk ka si të jetë neutrale, struktura e çmimeve gjithmonë do shtrembërohet nën cdo sistem monetar: fitimet do rriten fiktivisht nga inflacioni jo-neutral, dhe do bien fiktivisht nga deflacioni ai jo-neutral. Nuk ka rrugëzgjidhje të drejtpërdrejtë.

    Për të maksimizuar eficencën e llogaritjes monetare duhen minimizuar ndikimet e inflacionit dhe deflacionit. Plani Hajekian përpiqet ta bëjë këtë në dy mënyra: a) duke pasur disa para të veçanta, e jo vetëm një (siç synon Rothbardi dhe, në një farë ,mase dhe FBtë), struktura e çmimeve do axhustohet më shpejtë ndaj ndryshimeve në fuqi në blerëse, pasi do kemi disa ‘pika hyrje-daljeje’ të parasë së re,e jo vetëm një. Kjo do ta bëjë paranë hajekiane disi më neutrale se paraja unitare globale (së cilës do ti duheshin ndofta dhe vite për ti përshtatur çmimet në mbarë globin ndaj ndryshimeve në fuqi blerëse).

    B) hajeku përkufizon qëllimin e parasë që ai propozon si qëndrueshmërinë e fuqisë blerëse,në kuptimin e menaxhimin e saj në mënyrë që probabiliteti që çmimi i një të mirë të zgjedhur rastësisht të rritet të jetë i barabartë me probabilitetin që ai të bjerë në të ardhmen: parimisht nj para e tillë do siguronte një shtrëmbërim minimal të strukturës së cmimeve (shtrembërimet e vlerave të aseteve të ndryshme në bilanc do asnjanësojnë deri në një farë pike njëra-tjetrën, pra ndryshimi i kapitalit, ose fitimi, do jetë disi më real). Nëse mbajtja e cmimit të një shporte arbitrare mallrash fikse në terma e parasë Hajekiane do arinte qëllimin e ‘qëndrueshmërisë së fuqisë blerëse’ sic përkufizohet nga Hajeku, kjo mbetet për tu diskutuar. Por ajo që mund të themi me siguri është që probabiliteti që çmimi i një të mirë të rastësishme të bjerë nën standard të pastër ari do ishte më i lartë se probabiliteti që çmimi të rritej. Nën sistemin monetar rothbardian, fitimet do nënvlerësoheshin vijimisht, dhe standardi i jetesës do ishte vijimisht më i ulët se ai dobi-maksimizuesi.

    4) kohët e fundit po mendoj se ndofta egzisotn një mënyrë për ta përfshirë dhe vetë paranë në ‘lojën’ e llogarisë monetare: bahskëqarkullimi i disa parave do i lejonte operatorët e bankave prodhuese ë tyre të masnin, në termat e parave të tjera, fitmin ose humbjen e tyre. Nuk është zgjidhje optimale, por disi më e tolerueshme se kaosi i plotë që do kishim si prodhues të një paraje unike. A mos vallë bahskëqarkullimi i arit dhe argjendit synonte pikërisht këtë para se ti jepej fund nga bimetalizmi? Nëse kjo teori ka diçka të vërtetë, atëherë egzisotn një tendencë e kundërt me atë të “një paraje botërore”, që shpesh hidhet si kundërshti ndaj idesë së bahskëqarkullimti të disa parave. Ndofta sistemi monetar hajekian do ishte disi më racional se sistemi Rothbardian?

    Së fundmi, më ngjan që Rothbardi është në një farë mase vetë fajtor për gabimet që i atribuon, pa të drejtë, Hajekut: cili largohet më dukshëm nga fryma austro-liberale në teorinë monetare, ai që synon konkurrencën dhe maksimizimin e efektivitetit të llogaritjes racionale, apo ai që ngul këmbë tek një quasi-monopol monetar dhe një para që nuk dëgjon ti përshtatet kërkesave të konsumatorit, cilatdo qofshin ato (mos vallë këkesat që ari si para nuk i kënaq dot janë të parealizueshme dhe iracionale)? Ai që i beson mirë-funksionimin e parasw sinjaleve të fitim-humbjes në treg, apo ai që postulon një sistem të përjetshëm monetar, të pa ndikuar nga fitim-humbja pasi që ari nxire nga toka?

    Cili hedh mënjanë një nga zbulimet thelbësore të Misesit, atë të pamundësisë së llogaritjes eficente në një sistem socialist, Hajeku që orvatet me sa sheh mundësinë, për të rafinuar dhe përmirësuar sinjalin e çmimeve, apo Rothbardi që pasi trajton rolin thelbësor të strukturës së çmimeve dhe shtrembërimin e inflacionit, i flak në kosh këto kundërshti sapo bie fjala tek deflacioni? Me çfarë guximi akuzohet Hajeku se kopjoi plotësisht e nuk i shtoi as një presje Misesit në teori ekonomike, kur në fakt Misesi e konsideron llogaritjen monetare si më të mirën e mundshme dhe as konsideron se si mund të rafinohet ky sistem, dhe Rothbardi e ndjek pa shtuar asnjë presje!
    Këto akuza janë fare pa vënd dhe nuk e nderojnë vepren madhore të Rothbardit. Në fushën monetare, me shume gjasa ai e ka gabim.

    Kalofsh sa më mirë dhe gëzuar bajramin!

  8. Nuk po argumentoj si investitor: per mua eshte e qarte qe nuk do t’i blija “parate” e Hayekut. Po debatoj thjeshte ne nivel teorik dhe praktik sepse ende nuk jam i bindur qe banknotat e Hayekut do te beheshin para.

    Hayeku dhe FB jane te ngjajshem ne kuptimin qe te dy e perkrahin largimin e pengesave shteterore ne fushen monetare dhe sjelljen e nje ambienti te konkurrences se lire. Perderisa FB-te e perkrahin te drejten e seciles banke ti emitoj banknotat e saj, te mbuluara apo te mos-mbuluara fare, ata mendojne qe nje sasi e konsiderueshme e rezervave duhet te mbulohet me nje para komoditeti. Pjesa e pa-mbuluar duhet te jete hapesira frakcionale qe i lejohet bankave per t’ju kunderpergjigjur rritjeve ne kerkesen per para duke emituar me shume. Ne kete kuptim pra, dallimet ne mes Hayekut dhe FB-se nuk jane aq te medha sa i bene ti. Prape, te gjithe FB-te e kane cituar Hayekun dhe Denationalization of Money si inspirim per punen e tyre.

    Nuk po e kuptoj pse po e quan sistemin e FB-se “socialist”. Si eshte e mundshme qe “nxitja ekziston për ta shkatërruar gradualisht vlerën e parasë në fjalë”? Nese bankat e zgjerojne kredine pertej rezervave duke e shkaterruar keshtu gradualisht vleren e parase ne fjale, ne treg ekzistojne mekanizma qe e pengojne kete. Lexoje kapitullin e shkelqyeshem te Rothbardit ne The Mystery of Banking, faqet 111-124. Aty Rothbardi e shpjegon se si ekzistojne se paku 3 mekanizma kontrollues te cilet nuk do ta lejonin zgjerimin e kredise ne ambient te konkurrences se lire. Natyrisht, Rothbard e sulmon me indinjate idene e rezervave frakcionale mirepo esenca qendron: ne treg te lire nuk mund te kete “socializem” te parase por shtypje te prirjes per te emituar banknota te pa-mbuluara. Me fjale tjera, tregu i lire ka prirje t’i mbaje rezervat pothuajse 100%.

    Nese po i referohesh epokes qe njihet ne historine e ShBA-ve si “Free Banking”–e cila nuk ka te beje fare me idene e FB qe po e diskutojme ketu dhe quhet ashtu per arsyeje krejt tjera–atehere ajo periudhe nuk sherben fare si shembull per ate qe deshiron ta ilustrosh thjeshte sepse nuk ka pasur fare ambient te tregut te lire ne para. “In this period, only state-chartered banks existed. They could issue bank notes against specie (gold and silver coins) and the states heavily regulated their own reserve requirements, interest rates for loans and deposits, the necessary capital ratio etc” (Wikipedia: Free Banking Era). Kjo nuk eshte fare pra FB ne kuptimin e Austriakeve.

    Por nese ke menduar per periudhen me vone, 1879-1913 te standardit te arit, atehere cka paska ndodhur ketu negative sipas Hayekut? Kjo eshte periudhe fantastike ne historine e ShBA-se: “Once again, we had a phenomenal expansion of American industry, production, and real output per head. Real reproducible, tangible wealth per capita rose at the decadal peak in American history in the 1880s, at 3.8 percent per annum. Real net national product rose at the rate of 3.7 percent per year from 1879 to 1897, while per-capita net national product increased by 1.5 percent per year” (History of Money and Banking in the United States, f. 159).

    Etjon, DM-ja VEC e ka pasur statusin e parase, te fituar ne Gjermani, ku ka qene mjet i pergjithshem i shkembimit dhe tender ligjor. Si mund ta shpjegosh se si banknotat e Hayekut DO TE BEHEN para duke i marre shembull banknotat qe VEC jane bere para? Ne po mundohemi ta shpjegojme se si banknotat e Hayekut e arrijne statusin e DM-se. Kur ta arrij kete eshte fare e thjeshte te shpjegohet perdorimi i saj ne vende te ndryshme te botes. Tek rasti i DM-se, te gjithe e dijne qe arsyja pse ajo eshte perdorur edhe perkunder banknotave tjera ka qene qendrimi konservativ i Bundesbankes qe ka quar ne nje DM te forte. Nuk po them qe PASI qe banknotat e Hayekut te behen para ato nuk do ta kene nje vlere si DM-ja e te perdoren ne vende tjera te botes. Ketu jam plotesisht i pajtimit me ty qe konkurrenca e lire do te qoj ne zhvleresimin e parave tjera kundrejt parase se Hayekut. Esenca eshte si te behen banknotat e Hayekut para ne rend te pare.

    Sa i perket deflacionit, nuk pajtohem absolutisht fare. Ti po thua qe deflacioni, pa marre parasysh a eshte i orekstruar nga banka qendrore apo nga mekanizmi spontan i tregut te lire, ka pasoja negative ashtu si inflacioni. Nuk e di madje nese edhe Hayeku pajtohet me kete pikepamje, kurse FB dhe Austriaket Rothbardiane nuk pajtohen fare. Kur thash qe Hayeku eshte kunder deflacionit, nuk thash qe ai eshte kunder NE CDO rrethane, pa marre parasysh a eshte burimi i tij “privat apo publik”. Jo, perkundrazi, burimi i tij eshte jetik edhe per Hayekun edhe per FB. (Horwitz e pershkruan poziten e FB-se qe eshte e bazuar ne idete e Hayekut: http://www.thefreemanonline.org/featured/deflation-the-good-the-bad-and-the-ugly/)

    Sipas Rothbardianeve, me te cilet pajtohem, deflacioni eshte negativ vetem ne rastet kur sasia e parave terhiqet nga banka qendrore ne mase te madhe, duke krijuar presion tatepjete ne cmime, shume me shpejte se qe pagat mund te axhustohen dhe si rezultat duke lene prapa inventar te pashitur dhe duke i zvogeluar marzhat e perfitimit dukshem. Ky lloj i deflacionit natyrisht qe eshte i keq, por ky lloj i deflacionit eshte ai i cili behet ne menyre injorante nga banka qendrore ne tentimin e saj per ta planifikuar sasine “optimale” te parave ne treg. Ne rastin e deflacionit ne kushte te tregut te lire, i cili do te shkaktohej vetem kur kerkesa per para rritet nga publiku kurse sasia ndryshon shume pak (si rezultat i parase se forte), atehere ne cmime do te manifestohej nje renie e lire graduale ne konformitet me rritjen e mallrave dhe sherbimeve. Cka ka te keqe me kete? Gjerat po behen me te lira, me shume mallra & sherbime mund te blihen, dhe bizneset nuk po pesojne nga kjo? Si eshte ky deflacion i keq? Kjo eshte cka ka ndodhur ne ShBA ne citatin e mesiperm qe e ceka.

    Pastaj, nese ti thua qe edhe inflacioni edhe deflacioni jane te keqij, atehere ti indirekt po therret per nje para konstante (apo sa me konstante brenda mundesive), qe bie ne kundershtim me ate qe shkruajte me heret kur me te drejte the qe nje gje e tille eshte edhe e pamundur edhe e padeshirueshme.

    Njeri prej funksioneve kyqe te parase eshte perllogaritja, por perllogaritja nuk behet me “e sakte” nese ne treg ekzistojne shume lloje te parase. Nga ku e morre kete mendim? Te gjithe, duke filluar prej Mises, kane shkruar qe ekziston nje prirje e forte ne treg te lire qe vetem nje para te perdoret ne treg sepse PIKERISHT kjo e bene perllogaritjen me te lehte se sa kuotimi i cmimeve ne shume para te ndryshme. Tek e fundit, ky eshte roli i parase–te sherbej si ndermjetesues ne mes shume cmimeve qe krijohen ne nje ekonomi te kembimit direkt (barter). Pra ne vend qe te kemi cmime ne mes lopes e pules, lopes e gomarit, pules e derrit, etj., paraja e zgjidh problemin e perllogaritjes duke sherbyer si ndermjetesues. Nga kjo e shohim qe perllogaritja nuk behet me e lehte por me e veshtire kur ka me shume se nje para. Rreziku i normave te kembimit mu nga ky problem lind.

    Historikisht, prirja e tregut ta zgjedh NJE e jo me shume para ka qene pjese e arsyjeve (perpos tjerave) pse vetem ari dhe argjendi kane qene ne gare, pervec ne disa raste kur ari ka fituar dhe eshte perdorur vetem. Kete madje e thote edhe Murphy, te cilin e citove ne mbrojtjen e Hayekut ne fillim: “A different problem is that, in the world Hayek envisions, there would be no single money, and hence the benefits of a common medium of exchange would be curtailed” & “yes, there would be forces tending to promote the emergence of a single money throughout the entire world, but this would not be instantaneous, as conditions differ greatly from region to region.”

    Pra thirrjet tua qe Hayeku paska kontribuar kinse ne “maksimizimin e perllogaritjes racionale” me kete plan jane pothuajse qesharake. Gjithashtu, mos harro qe ishte Hayeku ai i cili krijoi huti te panevojshme ne argumentin Austriak gjate debatit te kalkulimit duke u larguar nga qendrimi Misesian i prones private si parakusht per kalkulim e duke e zevendesuar me mendimin e tij te hutuar te “njohurise”. Qe Hayeku nuk eshte kampion i “maksimizimit te perllogaritjes racionale” eshte me e pakta qe mund te thuhet per te.

    Rothbardi ngul kemb ne nje “quasi-monopol monetar dhe një para që nuk dëgjon [deshiron?] ti përshtatet kërkesave të konsumatorit”? Ne raste normale do te thoja qe po e karikaturizon qendrimin e Rothbardit per ta sulmuar me lehte, por ne kete raste sinqerisht mendoj qe nuk e ke kuptuar qendrimin e tij plotesisht. Te sugjeroj ta lexosh The Mystery of Banking.

    Flm edhe ty gjithashtu dhe shpresoj qe do te hashe sa me shume bakllava! 🙂

  9. Bardhyl, sigurisht qe nuk kerkoj te karikaturoj poziten e Rothbardit, dhe as besoj se po keqinterpretoj fjalet e tij. Kam lexuar *cdo* liber te tij, dhe besoj pjesen dermuese te artikujve. Nese fillimisht u interesova per Shkollen Austriake, ishte merite e Rothbardit. Ende gjykoj shumicen e vepres se tij si te jashtezakonshme, mbi te gjitha sistemin etik. Por ja qe me kalimin e kohes kam ndjekur dhe argumentet e libertarianeve qe e kundershtojne Rothbardin ne disa pika, dhe disa nga keto argumente me kane bindur plotesisht. Nder to eshte dhe Hajeku. Rendesi ka te shohim qe jo cdo libertarian qe nuk bie dakort ne cdo pike me Rothbardin eshte dashakeq apo i painformuar: fundja vete Misesi e kritikon ate shume me ashper nga cdo libertarian tjeter.

    Permbledhtazi: 1) nese paja hajekiane do vendosej si para ne nej treg te lire, nuk mund as ta vertetojme, as ta hedhim poshte paraprakisht. 2) Hajeku dallon me shume nga FB-te nga c’dalloj Rothbardi. 3) Ke te drejte te me korigjosh: FB-ja ka tendenca (te vertetuara ne histori) socializmi monetar vetem nese kartelizohet nga shteti. 4) Kemi perdorur perkufizimi te ndryshme te fuqise blerese te qenrueshme, prandaj aritem ne perfundime kontradikotre. 5) ne treg egzisotjne dy tendenca: per daljen e je paraje te vetme, dhe per daljen e disa parave. Nga nderthurja rezuton numri optimal i parave. 6) pretendimi qe deflacioni paska ndonj efekt pozitiv eshte teresisht i pabaze. 7) Rothbardi as e trajton fare efektin ne sinjalet e tregut qe sistemi i tij monetar do sillte, dersa hajeku e nderton propozimin e tij pikerisht duke u nisur nga ky qellim.

    1) Tani, nese debati sillet reth asaj nese paraja leter e Hajekut do merte atribute monetare ne treg, atehere mund te arijme ne nje mirekuptim. Biem dakort besoj qe paraja e pershkruar nga Hajeku do ishte e njellojte me nje mjet financiar derivativ. Gjithatshtu biem dakort qe tregu global per instrumentet derivative eshte gjigand. Le te shtojme qe, nese paraja hajekiane do ishte e kthyeshme jo ne dollare e euro por ne nje fare malli, kjo para do ishte ekuivalente me nje kontarte derivative mbi kete mall. Edhe per keto kontrata ka treg gjigand. Keshtu pra, pervoja tregon perdite qe nje para hajekiane – nje isntrument financiar derivativ – do gjente treg te bollshem.

    Nese manaxhimi i vleres se kesaj paraje nga emetuesi do arrinte ti zgjeronte tregtueshmerine kesaj paraje ne ate mase qe te zevendesonte format e tjera te parase, kete nuk e vertetoj dot paraprakisht. Por nga ana tjeter, as mudn ta hedhim poste paraprakisht – sic bejne shume kritike te hajekut – qe kjo mund te ndodhe. Perkundrazi vete gjeresia maramendese e tregut per instrumente derivative na ben te anojme, pa kurfare aryetimi shtese, nga mundesia qe plani te kete realisht sukses. Nese kam anashkaluar ndonje argument qe verteton katerciperisht qe ky derivativ financiare kurresi sdo mund te kthehej ne para, te lutem me vi ne dukje.

    2) Shkruan qe “Hayeku dhe FB jane te ngjajshem ne kuptimin qe te dy e perkrahin largimin e pengesave shteterore ne fushen monetare dhe sjelljen e nje ambienti te konkurrences se lire”. Por ne kete pike *gjithe* teorite monetare libertariane bien dakort, megjith Rothbardin! Ajo qe i dallon nga njera-tjetra teorite e Rothbardit, Hajekut dhe FB-se, eshte besimi se cila forme paraje, pas eliminimit te pengesave ligjore, do rezultonte fituese ne treg. Ketu Hajeku nuk pajtohet me FB-te, dhe as ata me Hajekun: si Rothbardi dhe FB-te bien dakort qe do mbizoteronte *nje* para e vetme, e qe kjo para do jete komoditet, me gjithe gjasat ari. Dallimi mes tyre eshte qe Rothbardi shton qe nuk do kish zevendesues paraje, ndersa FB-te qe zevendesuesit e krijuar nga rezerva fraksionale do egzistonin. Ne dy sistemet oferta e parase do rezultonte nga ecuria e prodhimit te vete komoditetit dhe (per FB-te) aftesia per te mbajtur ne kembe nje sistem rezerve fraksionale.

    Pra, problemi i manahimit te ofertes s eparase qua para nashkalohet ne te dy rastet (nje gjykim se perse ndodh kjo e jap me poshte).
    Hajeku dallon sepse beson qe paraja leter do fitonte. Sipas tij, oferta e kesaj paraje do manaxhohej per te arritur nje qellim te specifikuar: ruajtja e cmimti te nej shporte arbitrare. Debati mes Rothbardit dhe FB-ve qendron vetem ne ate se cila forma bankingu (fraksional apo me rezerve te plote) do fitonte. Dallimet mes sistemit Hajekian dhe dy te tjereve jane dallime mbi vete formen e parase. Keshtu, nuk besoj se po i zmadhoj me tepri dallimet mes Hajekut dhe FB-se. Sado qe te mund te citojne Hajekun, nuk kam hasur ndonje shkrim te FB-ve qe te zgjeroje idene e tij. Magnum Opus-i i Sechrest-it e sqaron kete pike qe ne hyrje: qe analiza e FB-se nuk zbatohet per sistemin hajekian.
    3) Me te drejte vure ne dukje qe natyra socialiste e FB-se praktikish krijohet nga kartelizimi publik bankar, dhe qe ne nje treg te lire zevendesuesit e emetuar nag cdo banke do trajtoheshin ndryshe.

    Dhe pikerisht realitetit te kartelizimit publik iu referova kur pershkrova pervojen me FB-ne ne ShBA. Tek “Historia e parase dhe Bankave ne ShBA” Rothbardi e pershkruan sistemin qe u ngrit ne ato vite, si nje sistem FB te kartelizuar, ku cdo banke rezervonte mbi notat e bankave kryesore ne Nju Jork, te cilat vete rezervonin mbi ar. Fakti qe kjo periudhe solli zhvillim te vrullshem industrial ne kete vend *nuk* do te thote qe ky sistem FB i kartelizuar ishte ne nja fare mase i preferueshem apo dhe i sukseshem. Ky eshte nje gabim arsyetimi qe ne austriakeve nuk na lejohet kursesi! Sistemi financiar ne ato dekada ishte shume i paqendrueshem, dhe bankat shume te papergjegjshme. Nese dhe faktore te tjere gjithashtu ndikuan ne zhvillimin e atyre viteve, kjo nuk do te thtoe qe sistemi bankar ishte i parapelqyeshem!

    Gjithahshtu nuk duhet te gabojme dhe te hedhim poshte cdo argument qe u soll nga propozuesit e Fed-it ne 1913 si genjeshter e grupeve te interesit: shumica e ketyre argumenteve ne fakt qendronte plotesisht (ndonese zgjidhja qe propozohej nuk ishte e sakte)! Pergjegejsia per manaxhimin e ofertes monetare ne ate sistem te kartelizuar ishte e perbashket, dhe pra nxiste inflatimin! Ne fakt mes dy sistmeve – FB-se se kartelizuar ku gjithe bankat bashkarisht manaxhojne oferten e parase dhe sistemit me nje banke qendrore te vetme qe menaxhon oferten (ose s epau bazen monetare) – ky i fundit ishte realisht permiresim. Sigurisht, Fed-i pas 71-shit nuk kufizohej me nga nevoja per ta mbajtur rezerva ne ar, dhe oferta monetare shpertheu. Por sikur sistemi i qemotit i FB-se se kartelizuar te kishte operuar pa nevojen per te piramiduar mbi arin, ShBA-te do kishin kaluan ne hiperinflacion! Vete shprehja e Chernushi-t qe solle tregon pikerisht kete.

    Evolimi i sistemit monetar ne perendim nuk duhet analizuar si lufte e nje kabali dashakeq per dominim, por si seri shkak-pasojash qe linden nga vendime fillestare te gabuara, vendime te mara kur teoria ekonomike as egzisotnte dhe merkantilizmi diktonte. Hajeku kete analize zhvillon ne vepren e tij, dhe ne kete kontekst e quajta sistemin e BF-se me elemente socializmi monetar. Por e pranoj qe duhej te kisha specifikuar qarte qe kjo ndodh vetem ne kushte kartelizimi.

    4) mbi deflacionin jemi keqkuptuar. Ne ansje menyre nuk pretendoj ti tregoj tregut si te sillet, apo te dije me shume se aktoret ne nje treg te lire. Kur fola mbi deflacionin negativ, pavaresisht natyres publike apo private, doja te thosha qe nuk besoj qe deflaiconi do rezultonte ne nje treg monetar te lire, jo qe edhe po te rezultoje do duhej ndaluar!

    Sigurisht besoj se inflaiconi dhe deflacioni jane negativ, dhe kjo do te thote qe *idealisht* paraja duhet te kishte fuqi blerese kostante (sipas perkufizmit te hajekut), pra qe besoj qe nje para e tille do fitonte ne treg. Fakti qe kjo eshte e pa-aritshme nuk do te thote qe te mos perpiqemi. Arsyetimi do ishte i ngajshem sikur te thonim: vdekja eshte negative, dhe kjo do te thote te kerkosh jete te pafundme! Por meqe kjo nuk realizohet nuk duhet te zhvillojme fare mjekesine per te luftuar semundjet!

    Besoj qe keqkupitmi rrjedh nga perkufizmi i fuqise blerese konstante. Sipas Rothbardit, nje para me fuqi blerese konstate do ishte paraja qe do kishim sikur cmimet te mos leviznin fare. Kjo eshte e padeshirueshme *dhe* e pamundur. Hajeku sjell tjeter perkufizim, qe cmimi i nje te mire te rastesishme duhet te kete probabilitet te njejte te ngrihet si dhe te bie. Nje para e tille eshte e pamundur te krijohet ne menyre strikte por, nese do mund ta krijonim, do qe fort e deshirueshme, per arsyet qe solla. Dhe vetem sepse nuk krijome dot me saktesi nje para te tille, nuk do te thote te heqim dore nga perpjekja per tiu afruar ketij ideali.

    5) Mbi llogaritjen ne treg, nuk besoj se po them ndonje te gje te re kur them qe vete paraja mbete jashte llogaritjes monetare: cmimi i saj nuk matet dot, e ne fakt as egziston. Pikerisht sepse prodhimi i parase eshte jashte llogaritjes, Rothbardi nuk mund te arsyetoje vec per nje para komoditet (idealisht per oferte fikse monetare). Pasi nese do pranonim qe paraja mund te jete dhe leter, ne cast do jemi te humbur kur perpiqemi ta prodhojme pasi nuk kemi sinjalin e tregut per te, cmimin!

    Kurrsesi nuk mohoj qe ne treg ka nje tendence per krijimin e nje paraje te vetme, po shtoj qe ka dhe nje tendence ne krah te kundert. Paraja mund te perfshihet ne ‘lojen’ e kalkulimit vetem nese bashkeqarkullon me para te tjera. Nga nderthurja e ketyre tendencave ne treg, do rezultoje numri optimal i parave. Kalkulimi monetar veshtiresohet kur rritet lloji i parave ne qarkullim, por vete oferta e ketyre parave optimizohet me rritjen e numrit te tyre. Dy tendencat do sjellin, ne nje treg te lire, numrin optimal te parave per te percuar sinjalet me te pastra.

    6) Pretendimi qe deflacioni qenka metoda mes se ciles frytet e zhvillimeve te tregut shperndahen, argument qe sjell Rothbardi, nuk qendron fare. Deflacioni nenkupton qe cmimet ne treg, pagat/fitimet e ne pergjithesi te ardhurat bien. Efekt pozitiv deflacioni mund te sjelle per ndonje individ vetem nese cmimet ne treg bien para se te ardhurat e tij te bien. Por kjo do ishte shtremberim i struktures se cmimeve, aspak “shperndarje e te mirave te tregut”! nuk kuptoj nese Rothbardi kete gabim e ben me apo pa qellim.

    7) Ne pergjithesi nuk shoh se cila pjese e arsyetimit tim duket vecanerisht qesharake: Rothbardi arsyeton qe cdo sasi paraje eshte optimale derisa nuk ndryshon. Gjithashtu qe ky sistem do sjelle deflacion te vijueshem. Se si mund ta gelltisim shtremberimin e vijueshem te sinjalet te tregut qe nje para e tille do sillte, kjo nuk sqarohet kurre. Nga ana tjeter, Hajeku synon te prodhoje parane qe do percoje sinjalet me te sakta: me sa kemi mundesi te sigurojme, ajo do jete e qendrueshme. Forcat e tregut do sigurojne numrin optimal te parave, per te maksmimizuar pastertine e cmimeve. Jo, nuk besoj se kam karikaturuar aspak Rothbardin kur them qe efektet qe propozimi i tij monetar do kishte mbi sinjalet ne treg as i ka trajtuar fare, ndekohe qe Hajeku orvatet te beje pikerisht kete. Sigurisht, vec tregu mund te na tgregoje se cili, ne fakt, pati te drjete.

    Si perfundim, nuk mund te percjell vepren e Hajekut ne nje debat me shkrim (kur te diskutojme dorazi, jam i bindur se do kuptohemi me mire). Keshtu, nese nuk e ke lexuar ende “The denationalisation” te nxis ta shohesh nje here kete liber. Te siguroj qe ka nje diference jo te madhe mes trajtimit qe Rothbardi i ben Hajekut, me vete Hajekun.

  10. Etjon, debati eshte interesant por gjithashtu mendoj se jemi larguar nga ceshtja thelbesore duke hapur tema te reja. E mira e kesaj eshte qe mesojme nga njeri tjetri, por e keqja eshte qe mund te mos perfundoj kurre.

    1) Eshte plotesisht e mundshme qe te lind nje treg i mjeteve derivative financiare ku banknotat e Hayekut do te ishin te kthyeshme ne nje mall ne vend te dollareve apo eurove. Por pyetja eshte cka pastaj? A do te funksiononin keto derivativa financiare si para? Roli i derivative financiare eshte ta bartin rrezikun dhe investitoret e suksesshem fitojne nga mundesite e arbitrazhit. Por perdorimi ne mase i nje mjeti financiar te tille nuk e bene ate te sherbej si ndermjetsues ne shkebim, pra, si para. Derivativat ne tregun e naftes jane me te zakonshmet, por a mund te perdoren ato ne vend te dollarit si para?

    2) Ne pikat te cilat po i thekson, duket se dalimet dallimet ne mes Hayekut ne njeren ane dhe FB & Rothbardit ne tjetren jane me te medha se sa ato te Hayekut & FB ne njeren ane dhe Rothbardit ne tjetren. Por mendoj se ketu po flasim per semantike sepse nuk ka menyre objektive per te definuar se a eshte me e rendesishme forma e bankingut a e vete parase. Ndoshta, ne mbrojtjen time, mund te thuhet qe nese nje para me dekret vepron me rezerva 100% sistemi monetar do te ishte shume me stabil se sa nje para e forte e cila vepron me rezerva frakcionale. Ne kete kuptim, pra, forma e bankingut do te ishte me e rendesishme se vet paraja. Gjithashtu, veshtire se FB e kane cituar Rothbardin per “ngjajshmerite” e tyre, madje Rothbardi u terhoq vrullshem nga qendrimi i tij qe ne Skotlande ka pasur FB (duke u bazuar ne vepren e White), terheqje te cilen e morra per dobesi te Rothbardit sepse ishte kthim 180 shkalle.

    3) Ketu duket se kemi nje keqkuptim te qarte: me “FB” po i referohem Free Banking, qendrimit ideologjik te ekonomisteve White, Selgin, Sechrest, Horwitz, etj. NUK po i referohem periudhes historike qe ne ShBA njihet si Free Banking Era dhe qe ka zgjatur 1837–1862. Per deshtimet e kesaj periudhe ne te cilen (perkunder emrit totalisht te pavend) ka pasur rregullim te madh te tregut monetar nuk mund te jete pergjegjes FB, nje ideologji e cila kerkon liri te plote tregtare. Gjithashtu, problem ne kete periudhe nuk ka qene vetem kartelizimi, por mbi te gjitha fakti qe Qeveria amerikane i ja jep te drejte bankave ta suspendojne kthimin e arit kur banknotat jane prezantuar tek bankat. Po qe se Qeveria nuk do te nderhynte, krizat do te reduktoheshin dukshem dhe jostabiliteti monetar do te zhdukej pothuajse teresisht.

    4) Por cka do te thote kjo “qe cmimi i nje te mire te rastesishme duhet te kete probabilitet te njejte te ngrihet si dhe te bie”? Nuk di cka te them me shume per kete por ky kriter me duket i cuditshem. Ndoshta mund te me shpjegosh me tej se cka do te thote.

    5) Nese tendenca e tregut eshte e dyanshme, atehere pse ne praktike ajo eshte manifestuar ashtu qe vetem dy komoditete (ari & argjendi) jena perdorur historikisht? A do te thuash qe numri optimal i parave ka qene mesatarisht 2?

    6) Nuk e di ku saktesisht e perdore Rothbardi shprehjen “shperndarje e te mirave te tregut” per benefitet e deflacionit. Gjithashtu nuk e kuptoj pse ulja graduale e cmimeve (ku perfshihen pagat) do ta shtremberonte strukturen e tyre. Cmimet nuk jane aty per te mbetur fikse; luhatja e tyre eshte esenciale per t’ju pergjigjur realitetit te ri ekonomik si dhe per ti rezervuar faktoret ne linjat me efikase.

    7) Me sa po e kuptoj une, Hayeku deshiron qe ndryshimet ne cmime te jene rezultat i ndryshimeve puro ne kerkese dhe sasi, pa ndikime te ndryshimeve te vleres se parase. D.m.th, nese cmimi i nje malli rritet, ai duhet te jete plotesisht rezultat i rritjes ne kerkese pertej sasise e jo rezultat i rritjes ne kerkese PERSHKAK te rritjes ne sasine e parave. A eshte ky qendrimi?

  11. Bardhyl,

    Me sa e kuptoj une, qendrrmi i Hajekut eshte pikerisht ai qe shenon ti ne piken 7, dhe pikerisht per te aritur kete qellim Hajeku adopton ate perkufizim me tere mend te habitshem te fuqise blerese fikse (pika 4). Aty ku duket sa ‘I vetem’ ishte Hajeku ne teorine e tij eshte se, me sa di une, askush nuk e ka vijuar punen e tij duke thelluar keto koncepte. Keshtu ne ende na duken fare te paplota. Hisotrikisht 2 para ka qene sasia optimale? Cdo te jete kjo e mira e rastesishme? Cdo komoditet individual, apo cdo klase komoditetesh? Vec mallrat e konsumit apo dhe ato te prodhimit (nese po, gjithe rendet e tyre?) Do arihej nje qellim i tille duke zgjedhur cilen shporte baze? Si do perkthehej kjo ide ne idelain e sinjalit te pa-shtremebruar (ose te shtremberuar minimalisht)?

    Ndonese as une nuk kam gjetur pergjigjen perfundimtare per keto pyetje me vend, serish ideja e pergjithshme e “the denationalization” me ka bindur.

    Por ke plotesisht te drejte. Jemi larguar pak nga thelbi, po kjo eshte e keqja e debateve online. Keshtu, me patjeter duhet ta vijojme shkembimin kur te takohemi. Kalofsh sa me mire!

Leave a Reply