Grushti i parë i shtetit në shekullin e ri

Etjon Basha

Autori juaj kishte përgatitur një postim relativisht të gjatë me disa komente praktike dhe teorike mbi situatën e krijuar rreth Bankës së Shqipërisë. Mirëpo përtesa e pashmangshme e sezonit veror më shtyu të mos e postoja kur qe rasti dhe tashmë duket se ngjarjet kanë marrë të tillë rrjedhë që ai artikull nuk do ketë më shumë vlerë.

Mjafton të them që, për nga mënyra se si u “zgjidh” çështja e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë , ajo doli tejet e dobësuar nga gjithë këto zhvillime dhe pavarësia e saj reale (në mos ajo formale) u cënua tepër si nga refuzimi I Guvernatorit për tu dorëhequr kur qe çasti ashtu dhe nga vendimi i turpshëm për arrestimin e tij (njëra nga këto ngjarje do qëndrojë gjatë në historinë moderne të Shqipërisë pasi shumëshka tjetër të jetë harruar dhe  pasionet e çastit të veniten).

Në kushtet kur në Shqipëri nuk gëzojmë konkurrencë të lirë monetare apo një Bankë Qendrore private, një Bankë Qendrore (relativisht) e pavarur është alternativa praktikë më e mirë. Kështu, duke prekur këtë pavarësi, gjithë kjo çështje ka cënuar jo pak qëndrueshmërinë financiare të Shqipërisë, përkundër deklaratave të përditshme që na sigurojnë për të kundërtën.

Le të urojmë që ekipi i ri drejtues të na sjellë një hop aq të madh cilësor me politikën e re monetare sa të kompensojë Shqipërinë për këtë humbje (mund të niset duke flakur politikën informale të fiksimit të kursit ndaj Euros dhe të adoptohet një farë programi stabilizimi të yield-eve nominale). Mirëpo më duhet të pranoj që nuk kam fort besim që ndonjë gjë e tillë do ndodhë.

5 thoughts on “Grushti i parë i shtetit në shekullin e ri

    1. Le ta marrim re mireqene narativen e vjedhjes. Guvernatori duhet te qe dorehequr vete, ne mos te shkarkohej nga Keshilli i BSh-se e, ne mos, te shkarkohej nga Kuvendi. Por kjo nuk do ishte mjaftueshem dramatike e keshtu nga njera ane flitej per respektim pavaresie te Bankes, e nga ana tjeter gatitej arrestimi. Perse duhej arrestuar Guvernatori: ka pretendime qe ai ka qene neglizhent. So what? Paditet dhe thirret ne gjyq kur te jete koha. Mos eshte Fullani ndonje vrases serial qe duhet arrestuar paraprakisht, sa kohe eshte ende i pafajshem? Sikur nje rast i ngjashem ti kish ndodhur ndonje banke private, a do konceptohej arestimi i CEOs? Gjithe e gjithe mbetem i bindur qe Fullani do duhej shkarkuar diten nga Kuvendi, jo arrestuar naten. Keto nuk jane shenja premtuesr per sigurine juridike ne Shqiperi.

      1. Ke te drejte per parimin qe askush te mos arrestohet para se te shpallet i fajshem. Sidoqofte, mendoj qe si Guvernator, ka pergjegjesi per nje vjedhje te tille dhe rrjedhimisht akuza per neglizhence eshte e drejte. Kjo nuk do te thote qe procedurat te cilat po i ceke jane respektuar, mirepo deshtimi i BSH-se per t’i respektuar keto procedura nuk duhet te paraqese pengese per Prokurorine qe t’i respektoj te sajat.

        1. E drejte, ndonese nuk jam 100% i bindur mbi shkallen e imunitetit qe gezon Guvernatori. Ne cdo rast, Kuvendi ta kish revokuar formalisht, e akuza te qe ngritur po formalisjt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *