ekonomi

Nëse historia na mëson ndonjë gjë… (Pjesa 1 nga 3)

Etjon Basha

Mrekullia më e madhe në histori

Qytetërimi, siç e njohim sot, është evropian. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të mbarë historisë së njerëzimit qe ngritja e kulturës evropiane në skenën botërore, kulminim i së cilës qe Revolucioni Industrial. Shekulli i XVIII dhe mbi të gjitha i XIX ndryshoi faqen e globit aq sa nuk kishin bërë 20 shekujt para tyre. Me Revolucionin industrial u shënua ngritja, të paktën në një pjesë të botës, të shumicës së njerëzve nga varfëria në mirëqënie. Për herë të parë shumica e popullsisë e konsideronte veten një klasë e mesme, jo më e varfër. Për herë të parë zhvillimi ekonomik konsiderohej i mirëqënë, dhe çdo brez priste me siguri që brezi tjetër do ishte shumë më i pasur. Për herë të parë mbizotëronte optimizimi.

Paralel me zhvillimin e shoqërisë evropiane, çdo shoqëri në botë u vu përpara një zgjedhjeje: të zbatonte parimet e Revolucionit Industrial, ose të nënshtrohej ndaj sundimit evropian. Disa shoqëri, si Japonia, patën suskses në reformimin e tyre. Të tjera dështuan, dhe në pak kohë, mbarë bota u nda në zona ndikimi dhe koloni të këtij apo atij shteti evropian.

Edhe atëherë kur shtetet evropiane humbën ndonjë luftë, humbën vetëm ndaj shteteve që i kishin pranuar parimet e qytetërimit evropian në masë më të madhe, si p.sh. shkatërirmi Japonez i ushtrisë dhe flotës Ruse në fillim të shekullit të XX. Edhe kur më në fund Evropa ra nga supremacia gloable, përfundimisht pas Luftës së Dytë Botërore, kjo ndodhi vetëm sepse vendet evropiane tashmë qenë larguar nga vetë parimet e tyre.

Kushdo që njihet sadopak me historinë globale, nuk mund ti vë në dyshim këto fakte. Mbarë populli Shqiptar, duke i pranuar ato instiktivisht, tashmë kërkron ti bashkohet ‘Families Evropiane’, për tu bërë pjesë, më në fund, e këtyre ndryshimeve. Por të përpiqesh të zbatosh një sistem që, të themi atë që është për tu thënë, nuk e njeh fare, nuk është veprimi më i zgjuar.

Lind pra nevoja, përtej demagogjisë dhe politikës së ditës, përtej fjalëve të kafeneve, të shtrohet seriozisht pyetja: nga lindi dhe (pse u shuajt) Revolucionin evropian?

“Një shtëpi e ndarë nuk mund të qëndrojë”

Ka shumë nga ata që janë orvatur ta shpjegojnë mrekullinë evropiane me teori raciale: që evropianët përbënin një stad më të lartë zhvillimi të njeriut, e si të tillë arritën të ngrinin qytetërimin e tyre të madh. Pa iu futur diksutimeve të tilla, mjafton të themi që, nëse ky shpjegim do ishte i përshtatshëm, atëherë Evropa duhej të kish qënë gjithmonë rajoni më i zhvilluar i botës, fakt që nuk qëndron. Në fakt, para shekullit  të XVI (ose ndofta të XVIII) Kina ka qënë qytetërimi më i zhvilluar në botë për një kohë shumë të gjatë. Pra teoria racore nuk qëndron (së paku, jo më vete).
Po atëherë pse u zhvillua aq shpejt Evropa? Ku ndryshonte Evropa e Rilindjes (shek. XV) nga Kina e shekullit XV, apo nga Evropa e shek. VIII?

Ajo që bie në sy menjëherë me një të hedhur të syrit në hartë është copëzimi i jashtëzakonshëm i  Evropës. Mbarë kontinenti qe ndarë në mijëra në mos dhjetra mijëra krahina, qytet-shtete, prona feudale, kishtare, etj. Edhe ato pak ‘perandori’ që arritën të formoheshin (Perandoria e Shenjtë Romake, Perandoria informale e Kishës Katolike, etj.) nuk kishin fare kontroll mbi çështjet vendore, dhe krahinat e qytetet gëzonin autonomi thuajse të plotë (Schmid argumenton që edhe Perandoria Serbe në Arbëri në ato kohë lejonte vetë-administrim thuajse të plotë të qyteteve e krahinave princërore).

Pernadoria e Shenjtë Romake më 1648

Shkurt nuk ka pasur ndonjëherë rajon më të copëzuar në shtete të panumërta si Evropa e Mejsetës. E çfarë rëndësie mund të ketë pasur kjo në zhvilimin evropian?

Tregu politik

Një herë e një kohë në tregun shqiptar operonte vetëm një kompani celulare. Shumëkush i mban mend tarifat e tmerrshme që ofroheshin atëherë. Sot, me tre operatorë, dhe të katërtin në hyrje e sipër, tarifat janë ulur, oferat rrjedhin lum dhe mbulimi i teritorit është i plotë.

Për këdo që merr vesh dy fjalë nga ekonomia, kjo nuk përban aspak çudi. Konkurrenca e lirë, dhe vetëm konkurenca e lirë prodhon produktin më të mirë me çmimet më të lira. Ludwig von Mises i shton këtij argumenti të mirënjohur teorinë se vetëm në një rregjim konkruence të lirë aktorët ekonomikë mund të llogarisin përdorimin optimal të burimeve. Në situata monopoli, edhe me qëllimet më të mira në kokë, gjithnjë një shoqëri do përfundojë duke ofruar produke skandaloze me çmime stratosferike.

Megjithëse kaq gjë e dinë shumë veta, dhe jo vetëm ata që kanë studiuar për ekonomi, shumë të paktë janë ata që e zbatojnë këtë dije deri në përfundimin e saj llogjik. Nëse monopoli në telefoninë celulare jep shërbim të dobët dhe tarifa të larta, pse vallë monpoli juridik (politik) qenka i ndryshëm?

Asgjë nuk e dallon tregun juridik nga tregjet e tjera. Edhe ketu monopoli sjell inefiçencë, shërbim të dobët e çmime të larta. A ka pra mundësi që këtë çështje të mos e ketë vënë re asnjë filozof politik?

Në fakt ky ka qënë një shqetësim i madh i filozofëve poltikë në gjysmën e parë të shekullit XIX, atehërë kur në termin ‘liberal’ përfshihej dëshira për liri ekonomike dhe demokraci së bashku. Në ato kohë qeverisja monarkike ngjante me monopolin në ekonomi, me cilësi të dobët dhe çmim të lartë. Nëse do arrihej të zëvëndësohej ky monopol juridik me konkurecë atëherë, mendohej, sistemi politik do arrinte maja të reja.

Dhe ku i kishin shpresat këta mendimtarë? Cili ishte ky sistem që siguronte konkurencë politike? Sigurisht demokracia. Se si ky ka qënë gabimi më i rëndë i mbarë shekullit të XIX do e shohim në pjesën e dytë.

Pjesa 2

Pjesa 3