politikë

Struktura dhe kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) që ekzistojnë në legjislacionin aktual të Republikës së Kosovës

Struktura dhe kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) që ekzistojnë në legjislacionin aktual të Republikës së Kosovës

Kompetencat

“Fuqizimi i demokracisë lokale” Ligji për Vetëqeverisjen Lokale (Nr. 03/L-40), Kreu IX, “Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve”
“Ushtrimin e vështrimit të plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale” Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu III, Neni 17, Pika a) “Zhvillimi ekonomik lokal”
“Ushtrimin e vështrimit të plotë në fushën e arsimit” 1.    Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu III, Neni 17, Pika h) “Ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit”

2.    Neni 21 i titulluar “Kompetenca të zgjeruara në shkollimin universitar”, “Komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetencë për shkollim të lartë, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve shkollore, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve arsimor.”

“Ushtrimin e vështrimit të plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjes sociale” 1.    Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu III, Neni 17, Pika j) “Ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor”

2.    Pika m) “Shëndetësinë publike”

3.    Neni 19, i titulluar “Kompetencat e zgjeruara komunale”, Pika 1) “Disa komuna, për të cilat jepet shpjegim më poshtë, kanë kompetencat e tyre të zgjeruara vetanake në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe do të kenë të drejtë për të marrë pjesë në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore, siç përcaktohet në nenet që vijojnë.”

4.    Neni 20, i titulluar “Kompetencat e zgjeruara në përkujdesin dytësor shëndetësor”, “Komuna e Mitrovicës së Veriut, Graçanicës dhe Shtërpcës kanë kompetenca për ofrimin e përkujdesit dytësor shëndetësor, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e instutucioneve të përkujdesit shëndetësor, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e personelit dhe administratorëve të përkujdesit shëndetësor.”

“Ushtrimin e vështrimit të plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural” 1.    Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu II, Neni 34, “Fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane”

2.    Kreu III, Neni 17, Pika b) “Planifikimin urban dhe rural”

“Aprovimin e masave për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë” 1.    Kushtetuta e Kosovës, Kapitulli XIV, Neni 156, “Republika e Kosovës promovon dhe lehtëson kthimin e sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, dhe u ndihmon atyre për kthimin e pronave dhe posedimeve të tyre.”
“Zhvillimin, koordinimin, dhe lehtësimin e veprimtarive kërkimore dhe zhvillimore”  

____

“Promovimin, afirmimin, dhe avokimin e çështjeve me interes të përbashkët për anëtarët e tij dhe përfaqësimin e tyre, përfshirë tek autoritetet qendrore” 1.    Kushtetuta e Kosovës, Kapitulli III, Neni 58, Pikat 1, 4, 5, 12, 13, 14.

2.    Kushtetuta, Kapitulli III, Neni 60, “Këshilli Konsultativ për Komunitete” në tërësi

3.    Kushtetuta, Kapitulli III, Nenet 61 dhe 62.

4.    Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu III, Neni 22, “Kompetencat e zgjeruara në fushën e kulturës”, Pika 1, “Të gjitha komunat, në të cilat komuniteti serb është shumicë, kanë kompetenca për të ushtruar përgjegjësitë për çështjet kulturore, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe religjioze serbe dhe të tjerëve, brenda territorit komunal, si dhe për mbështetjen e komunitetve lokale religjioze, në pajtim me ligjin në zbatim”

“Ofrimin e shërbimeve për anëtarët e tij në përputhje me ligjet e Kosovës”  

____

“Vlerësimin e ofrimit të shërbimeve publike për anëtarët e tij dhe për banorët e tyre me qëllim të përkrahjes së Bashkësisë/Asociacionit për formësimin e qëndrimeve me interes të përbashkët lidhur me pjesëmarrjen në punën e autoriteteve qendrore”  

 

 

 

____

“Vendosjen marrëdhënieve dhe hyrjen ne aranzhime bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare” Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu III, Neni 22, “Kompetencat e zgjeruara në fushën e kulturës”, Pika 2, “Komunat mund të bashkëpunojnë me çdo komunë tjetër në çështjet kulturore.”

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu V, “Bashkëpunimi Ndërkomunal dhe Aranzhimet Brenda Komunale”.

Struktura

Kuvendi Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu VI, “Kuvendi i Komunës”
Kryetari Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu VII, “Udhëheqësia Komunale/Ekzekutivi”
“Këshilli i përbërë nga më së shumti 30 anëtarë, banorë të komunave pjesëmarrëse, përfshirë të gjithë kryetarët e këtyre komunave; Këshilli është trup këshillëdhënës, i cili jep udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.”  

 

____

“Bordi, i përbërë nga 7 anëtarë, të zgjedhur me votë nga Kuvend, nga radhët e kryetarëve dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse, përbërja e saktë e të cilit do të definohet në Statut, do të ketë të drejtë të marrë vendime të nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/Asociacionit.”
“Administrata, e udhëhequr nga Shefi i Administratës, i cili emërohet nga Bordi dhe i raporton Bordit, për të ndihmuar punën e Bashkësisë/Asociacionit, në veçanti Bordit dhe Kryetarit.” 1.    Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu VIII, “Administrata Komunale”

2.    Ligji i Punës (Nr. 03/L-212)

3.    Ligji mbi Shërbimin Civil (Nr. 03/L-149)

“Zyra e ankesave, me mandat që të shqyrtojë ankesat që kanë të bëjnë me objektivat e tij.” 1.    Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu II, Neni 55, Pika 2, “Zëvendëskryesuesi i kuvendit të komunës për komunitete është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të komuniteteve apo pjesëtarëve të tyre, në mënyrë që aktet apo vendimet e kuvendit të komunës të mos i shkelin të drejtat e garantuara kushtetuese të tyre.”

2.    Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Kreu X, Neni 85, “Ankesat e qytetarëve kundër një akti administrativ të organeve komunave shqyrtohen sipas ligjit për proceduren administrative.”