ekonomi

Zgjedhjet e 8 Majit: epilog

Kam shkruar për zgjedhjet vendore të 8 Majit kur idiotësirat fluturonin gjatë fushatës dhe tani erdhi çasti të shkruaj dy rreshta në mbyllje të procesit. E di që zgjedhjet ende nuk janë mbyllur dhe madje që pjesa më ‘interesante’ dhe për shumëkënd e papritur e tyre – protestat – sapo ka filluar. Por këto nuk kanë rëndësi sepse as rezultati përfundimtar dhe as ecuria e mëtejshme e protestave nuk do ndryshoj atë që mendoj për këto zgjedhje. Pra, ç’mund të thuhet?

Asnjë presje më shumë nga ç’kam shkruar me rastin e protestës së 21 Janarit.

Mendja vetëm sa mu mbush më shumë që një qeveri e unifikuar mes Shqiptarëve vetëm dhunë do prodhojë, madje shoh që paskam bërë dhe figurën e Kasandrës në atë postim duke parashikuar protesta të reja që ja ku na erdhën.

E pra, e vetmja gjë që mund të thuhet pas mbylljes së një palë zgjedhjesh vendore është që njësitë vendore të sapoformuara duhet të kenë fuqi të plota ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqsore, dhe qeverisja vendore nuk duhet të ketë më asnjë fuqi sovrane por të egzistojë vetëm si traktat ushtarak mes njësive sovrane. Shihni protestat që me çdo gjasë do vijojnë nesër dhe dijeni që udhëkryqi i shqiptarëve në këtë situatë të nderë mbetet po ai: kantonizimi i Hapësirës Shqiptare ose dhunë e varfëri.