Faleminderit, “mik”
Të drejtat autoriale i mbanë Gazeta Jeta në Kosovë
Bardhyl Salihu
Një ndër veprat kryesore të psikoanalistit Carl Jung ishte analiza e një fenomeni psikologjik të shfaqur tek gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Jung e futi në diskursin intelektual termin “faji kolektiv” (Kollektivschuld) për ta përshkruar fajin të cilin e ndjenin gjermanët për krimet e kryera nga bashkëkombësit e tyre.
Faji kolektiv gjerman shpërfaqet edhe 70 vite pas përfundimit të luftës jo vetëm në hezitimin e madh për ta përqafuar krenarinë kombëtare dhe patriotizmin, por edhe në mënyrën se si ata bëjnë politikë (veçanërisht të jashtme), se si flasin dhe se si i trajtojnë të huajt. Të gjitha bëhen me rezerva e në forma politikisht tepër korrekte, deri në masën që e humbin arsyen dhe shndrrohen në padrejtësi. Një shembull i freskët i kësaj është durimi i pashterrur për të negocuar me Greqinë përkundër malit të borxheve që ajo i ka mbledhur në mënyrë të papërgjegjshme. Një Gjermani e pa kompleksuar, nuk do të ishte kaq solidare.
Shqiptarët e pas-luftës përballen me fenomenin e njëjtë por të kundërt. Si viktima të krimeve të luftës ata nuk ndjejnë faj kolektiv por nevojën e fuqishme për të qenë kolektivisht falenderues ndaj ShBA-ve dhe vendeve tjera që ndërhyen për ta ndalur spastrimin etnik. Shqiptarët,ashtu si gjermanët, vazhdimisht i kanë trajtuar kërkesate faktorit ndërkombëtar, veçanërisht ato të amerikanëve, me një durim të pashterrur, tolerancë dhe korrektësi politike deri në humbjen e arsyes.
Për 15 vite, shqiptarët duruan statusin e të qenurit më të varfërit në Evropë, papunësinë shumë shifrore si dhe mungesën e zhvillimit ekonomik. Ata ishin të gatshëm të presin 9 vite për një pavarsi që në fund doli të jetë çdogjë përveç pavarsi. Ata duruan krimin dhe korrupsionin e çdo qeverije si dhe mos-ndjekjen dhe mos-ndëshkimin e kriminelëve të luftës, mos-kompenzimin e dëmeve të luftës, dhe mos-gjetjen e të dashurëve të tyre të zhdukur.
Të gjitha këto të këqija u anashkaluan nga ndërkombëtarët, të cilët duke dashur të ecin drejt së ardhmes ishin të gatshëm ta harrojnë atë që kishte ndodhur në të kaluarën dhe mbetëntolerantëe zemërgjerë ndaj një agresori të papenduar që la pas shkatërrimin në katër vende të Ballkanit.
Gjykata Speciale është vetëm njëra ndër padrejtësitë e shumta që u kërkua nga shqiptarët ta pranojnë. Së pari, është e qartë që kjo Gjykatë nuk ka të bëj asgjë me drejtësi sepse vjen në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Ajo është thjesht një krijesë politike, një koncesion ndaj serbëve, ashtu si formimi i Asociacionit të Komunave Serbe (autonomisë serbe), për të cilën ndërkombëtarët janë pajtuar t’ua japin serbëve në këmbim të koncesioneve që i presin nga ta.
Serbët në anën tjetër duhet ta pranojnë pavarsinë e Kosovës de fakto duke mos e kundërshtuar shtetndërtimin (përveç kufizimeve që dalin nga marrëveshjet) dhe duke e lënë të lirë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ngjashëm siç bëri Gjermania Perëndimore me Lindoren kur e ndryshoi kursin nga Doktrina e Hallstein-it në normalizimin e marrëdhënieve.
Së dyti, Gjykata s’ka se si të jetë e drejtë sepse shkelë parimet themelore të drejtësisë. Duke qenë “speciale”, ajo që në thelb paragjykon për fajësinë e të dyshuarve. Çdo gjykatë e cila e shkelë parimin e neutralitetit nuk është gjykatë e drejtë.
Gjykata Speciale nuk merret me individë por me kombësi, thuajse të qenurit shqiptar i bënë njerëzit automatikisht dhe kolektivisht të dyshimtë për krime lufte. Ajo e kthen mbi kokë të gjithë konceptin e drejtësisë sepse nuk merret me krimet e luftës në mënyrë të përgjithshme por në mënyrë tendencioze e përqëndron fajësinë tek një kombësi ende pa filluar gjykimi.
Fakti që përkrahësit e saj kanë kërkuar që ajo të votohet “si kërkesë e miqëve ndërkombëtarë” flet më së miri për mungesën e argumenteve për themelimine saj. Siç tha Ilir Deda me mprehtësi: “Nëse na kërkojnë miqtë, a do të heqim dorë nga pavarsia?”
Natyrisht, po të ishin ndërkombëtarët serioz për hetimin e krimeve, do të kishin filluar menjëhërë me përfundimin e luftës, ashtu siç ndodhi me gjyqet e Nuremberg-ut, themelimin e një gjykate të paanshme e cila nuk e paragjykon përkatësinë etnike e fetare të agresorit e as të viktimës. Mos-përkushtimi ndaj drejtësisë, që u theksua tutje me skandalet në EULEX, tani po tentohet të sanohet me projekte politike të cilat më së paku e kanë nën konsideratë drejtësinë.
Kjo padrejtësi është duke e rrezikuar seriozisht këputjen e durimit shqiptar me faktorin ndërkombëtar. Aq më shumë kur merret parasysh që administratat amerikane për të cilat shqiptarët duhet të jenë falenderues janë ajo e Clinton-it (për çlirim) dhe e Bush-it (për pavarsi), por jo ajo e Obamës e cila i mundësoi agresorit të Ballkanit ta arrijë në paqe atë që synoi por nuk e arriti me luftë.
Duket se Shtetet Shqiptare po gjenden në mes të një “stuhie të përsosur” tersi, që nis që nga gjëndja e rënduar ekonomike, mungesa e besimit në të ardhmen, statusit të paqartë të dhjetëra-mijëra emigrantëve që janë dyndur drejt Europës, forcimit të paragjykimit perëndimor dhe një farë forcimi relativ të vendeve tona kundërshtare të tilla si Rusia.
Dhe nëse Shqipëria ska se ç’humb “përveçse” viteve të vonesës në zhvillim, Dardania mund dhe të rrezikojë seriozisht pavarësinë në rast se kjo gjendje vijon gjatë. E ardhmja afat-mesme e Shteteve Shqiptare nuk duket dhe aq e ndritur sot për sot.
Shume mire e thene, Etjon. Mendoj qe pesimizmi afat-mesem eshte gjykimi me real, se paku per Kosoven. Ndryshimet e nevojshme institucionale per zhvillim ekonomik veshtire se do vijne per shkak se ne tregun politik nuk ka parti me integritet dhe vizion. Mbi te gjitha, edhe po te lindte nje e tille sot, veshtire se do t’i fitonte zgjedhjet per shkak se partite ne pushtet e kane cunguar fuqine e tyre. Kete e kane bere duke eksploatuar gjendjen e veshtire ekonomike, te cilen ato vet e kane krijuar, me poste publike si shperblim per votuesit e tyre. Keta votues te varfer e te shitur veshtire se jane te gatshem ta nderrojne nje burim te sigurt te te ardhurave per nje premtim hipotetik qe gjendja do te ndryshoj per se miri — dhe ate pas disa viteve. Qe nje kohe jam bindur qe per t’u bere reformat e duhura ekonomike duhet patjeter te genjehet elektorati sepse ndryshe nuk eshte e mundur.
Jam pak me optimist mbi suksesin teorik qe mund te kishte liberalizmi politik nese do I meshohej me shume aspekteve te djathta (sundimi I ligjit, nacionalizmi, pseudo-militarizmi, etj) se teorise liberale (‘or gjithnje pa e harruar kete te fundit ne praktike e prapa kuintave). Por kjo ka fare pak rendesi ne praktike pasi liberalizmi as qe duket ne horizont me (vecanerisht pas zgjedhjeve te pundit vendore ne Shqiperi) dhe askush nuk do e vrase menden si ta “shese” ne elektorat
Nuk e kam brengen tek ideologjia, sepse e di se duke i theksuar elementet qe i terheqin shqiptaret ai mund te shitet disi. Brengen e kam tek fakti qe nje qytetar i thjeshte nuk eshte i gatshem ta nderroj nje vend te sigurt pune tani per nje premtim hipotetik per te ardhmen. Ndoshta ketu hyn ne pune ideja yte e shitblerjes ligjore te votave.